Tiranë, 6 qershor 2023 – Më shumë se 100 studiues, pedagogë, intelektualë, artistë dhe aktivistë të shoqërisë civile, të vendit e të huaj, kundërshtuan vendimin e Këshillit të Ministrave për shkrirjen e Akademisë së Studimeve Albanologjike, ASA, në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Përmes një letre të hapur, ata e cilësojnë vendimin e qeverisë si “arbitrar dhe të dëmshëm” dhe “cënues për lirinë akademike dhe zhvillimin e mendimit teorik”.
“Ndajmë mospajtimin tonë me këtë vendim arbitrar dhe të dëmshëm për të ardhmen e Studimeve Albanologjike, të cilin po ashtu e konsiderojmë cënues për lirinë akademike dhe zhvillimin e mendimit teorik në humanitete, specifikisht në dijet albanologjike krahasuese dhe kritike,” thuhet në letrën e publikuar nga ASA.
“Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike”, thuhet më tutje në letër.
Nënshkruesit e letrës e vlerësojnë punën e katër instiituteve të ASA “jo vetëm për akademinë dhe publikun shqiptar, por dhe për kontributin e hulumtuesve/eve që punojnë aty në pluralizimin e dijes në nivel rajonal e global”.
Në Akademinë e Studimeve Albanologjike bëjnë pjesë Instituti i Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit (IAKSA), Instituti i Arkeologjisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Instituti i Historisë dhe Qendra e Enciklopedisë Shqiptare.
Javën e shkuar, qeveria vendosi ta shkrijë këtë institucion në Akademin e Shkencave të Shqipërisë, pavarësisht kritikave të shumta të studiuesve të fushave të ndryshme të albanologjisë.
Akademia e Shkencave drejtohet aktualisht nga Skënder Gjinushi, një politikan që u zgjodh në këtë pozitë pasi Partia Socialiste miratoi ndryshime ligjore. Dy deputetë socialistë kanë propozuar ndërkohë ndryshime ligjore për t’ia mundësuar Gjinushit të zgjidhet kryetar edhe një mandat tjetër, pasi ligji ekzistues, i cili ishte miratuar nga vetë socialistët, parashikon që kryetari i Akademisw sw Shkencave tw Shqipwrisw nuk mund tw zgjidhet dy mandate rresht.
Letra, në shqip dhe anglisht, dhe lista e nënshkruesve të saj:
05 qershor, 2023
LETËR E HAPUR
Në solidaritet dhe mbështetje të kërkesave të Akademisë së Studimeve Albanologjike për mosmbylljen, por zhvillimin e saj
Ne, studiues/e dhe hulumtues/e shkencorë/e brenda dhe jashtë Shqipërisë, shkrimtarë/e, publicistë/e, gazetarë/e, aktivistë/e, qytetarë/e të angazhuar/a, shoqata, organizata e kolektive të ndryshme, e kemi ndjekur me shqetësim të thellë vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 31 Maj 2023 për mbylljen e Akademisë së Studimeve Albanologjike (ASA) dhe për shkrirjen e saj brenda Akademisë së Shkencave. Ndajmë mospajtimin tonë me këtë vendim arbitrar dhe të dëmshëm për të ardhmen e Studimeve Albanologjike, të cilin po ashtu e konsiderojmë cënues për lirinë akademike dhe zhvillimin e mendimit teorik në humanitete, specifikisht në dijet albanologjike krahasuese dhe kritike.
Me këtë letër të hapur dëshirojmë të sjellim edhe njëherë në vëmendje rëndësinë e ASAs me katër institutet e saj kërkimore jo vetëm për akademinë dhe publiken shqiptare, por dhe për kontributin e hulumtuesve/eve që punojnë aty në pluralizimin e dijes në nivel rajonal e global. Përkundër kufizimeve të shumta, ekipi i studiuesve/eve në ASA ka krijuar korniza institucionale për mundësimin e diskursit kritik dhe thellimin e dijes mbi shqiptarët në disiplina të ndryshme të antropologjisë kulturore dhe studimeve për artin, arkeologjisë, gjuhë-letërsisë, historisë, etj. Ky institucion ka trajtuar tema pak të eksploruara më parë dhe ka qenë i hapur ndaj paradigmave të reja teorike dhe praktikave kërkimore ndërshoqërore, ndërdisiplinare dhe ndërinstitucionale. Po ashtu vlen të përmendet dhe puna që ka bërë në drejtim të realizimit të një sërë marrëveshjesh dhe formash të ndryshme bashkëpunimi (projekte, publikime, vizita studimore) me institucione akademike ndërkombëtare me interes të madh për akademinë shqiptare, e cila në përgjithësi mbetet akoma e izoluar.
Në formë të përmbledhur, ASA ka kontribuar që puna me dijen shkencore në Shqipëri të jetë më e hapur, më demokratike, më e lirë dhe me më shumë diversitet, parakushte këto për dije njëherazi plurale dhe të avancuara. Këto praktika
institucionale janë vlera të shtuara për shoqërinë shqiptare dhe do të duheshin marrë si shembull për t’u ndjekur dhe mbështetur dhe jo për t’u ndërprerë.
Kritika ndaj çdo institucioni, përfshirë ASA-n, është sigurisht e nevojshme dhe e mirëseardhur por duhet të jetë konstruktive dhe të synojë sendërtimin dhe zhvillimin e tyre të mëtejshëm. ASA dhe të gjitha institucionet e arsimit të lartë duhen fuqizuar dhe mbështetur për zhvillimin e hulumtimit dhe përparimin e dijes shkencore në mënyrë të decentralizuar, demokratike dhe me pavarësi akademike. Është e papranueshme që ndryshime dhe ristrukturime të përmasave të tilla të ndërmerren në mënyrë të njëanshme, pa u bazuar në ligj, pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përfillur interesat akademike, dhe jo në përputhje me interesat e gjera publike.
Duke pasur parasysh si më sipër, përsërisim solidaritetin tonë me studiuesit/et e angazhuar/a të ASA-s dhe përkrahim çdo nismë ligjore, administrative dhe shoqërore që do të ndërmerret në mbrojtje të këtij institucioni dhe lirisë akademike në Shqipëri.
Ne do të vazhdojmë të ndjekim me vëmendje të madhe veprimet e mëtejshme të qeverisë në lidhje me këtë çështje me interes jetik për botën akademike shqiptare.
June 05, 2023
OPEN LETTER
In solidarity with the Academy of Albanological Studies facing immediate dissolution.
We, undersigned researchers, writers, publicists, journalists, activists, citizens, associations, organisations and various collectives, have followed with deep concern the decision of the Council of Ministers on 31 May 2023 to dissolve the Academy of Albanological Studies (ASA) and merge it within the Academy of Sciences. We consider this decision to be ill-founded and harmful to the future of Albanological Studies as it undoes a vibrant hub for the development of theoretical thought in the humanities, specifically in comparative and critical Albanian studies.
With this open letter, we would like to bring to public attention the importance of ASA and its four research institutes not only for Albanian academia and the Albanian public, but also for the contribution that its researchers have made towards pluralisation of knowledge on a regional and global level. Despite ongoing funding challenges, the team of researchers at ASA has managed to create the institutional frameworks for enabling critical discourse and deepening knowledge about Albanians in various disciplines of cultural anthropology and art studies, archaeology, language, literature, history, etc. This institution has addressed previously underexplored topics and has nurtured new theoretical paradigms and inter-societal, multi-disciplinary, and cross-institutional research practices. It is also worth mentioning the immense work that has been done in terms of numerous agreements and various forms of cooperation (projects, publications, study visits) with renowned international academic institutions, which is of great interest to Albanian academia, which remains largely isolated.
In summary, ASA has made an invaluable contribution towards the diversification of Albanian knowledge production as well as Albanian Studies more broadly defined. It has also played a key role in the democratisation and pluralisation of scientific knowledge in, and about Albania. These contributions are precious assets to Albanian society and exemplary institutional practices that should be treasured, acknowledged, and further supported.
Criticism towards any institution, including ASA, is certainly necessary and welcome, but it must be constructively aiming at their further development. Solidarity and support for ASA entails empowerment of independent, impartial and democratic academic institutions. It is unacceptable that the government seeks to undertake changes and restructuring plans of such magnitude unilaterally, unfounded in law, without consultations with the relevant interest groups, without taking into account academic interests, and contrary to broader public interests.
Given the above, we would like to restate our solidarity with all the engaged researchers of ASA and emphasise our support with future legal, administrative and social initiatives that they will undertake to ensure the continuation of ASA, and in the spirit of preserving academic freedom in Albania.
We will continue to follow with great attention further actions taken by the government of Albania in relation to this matter of significant public interest.
Firmëtarët/et – Signatories:
Adela Demetja | Artiste, Kuratore, Drejtore e Tirana Art Lab
Adrian Paci | Artist, Ligjërues | Akademia e Re e Arteve të Bukura, Milano (New Academy of Fine Arts, Milan)
Agata Maria Kochaniewicz | Kandidate për Doktoraturë: Antropologji Sociale | Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë – NTNU (Norwegian University of Science and Technology – NTNU)
Dr. Alment Muho | Filozofi | Universiteti i Tiranës
Dr. Angjelina Hamza-Hasanaj | Antropologji | Instituti Albanologjik, Prishtinë Aranit Krasniqi | Fondacioni për Trashëgimi Kulturore Thana
Prof. Ass. Arben Hajdari | Arkeologji | Universiteti i Prishtinës
Dr. Arbnora Dushi | Udhëheqëse e Departamentit të Folklorit | Instituti Albanologjik, Prishtinë
Prof. Asoc. Arsim Canolli | Antropologji | Universiteti i Prishtinës
Aurora Birbilaj | Aktiviste, Ligjëruese në Ekonomi | Universiteti i Tiranës
Ada Cara | Kandidate për Doktoraturë | Universiteti i Flensburgut (University of Flensburg)
Prof. Dr. Bekim Baliqi | Shkenca Politike | Universiteti i Prishtinës Besnik Emini | Historian, Maqedonia e Veriut
Prof. Asoc. Blendi Kajsiu | Juridik dhe Shkenca Politike | Universiteti Antioquia, Medellin, Kolumbi (University of Antioquia, Medellin, Colombia)
Boiken Abazi | Politolog, Aktivist
Prof. Asoc. Dr. Brunilda Pali | Shkenca Politike | Universiteti i Amsterdamit (University of Amsterdam)
Dr. Chiara Bonfiglioli | Studime të Grave dhe Gjinisë | Kolegji Universitar Cork (University College Cork)
Prof. Dr. Christian Voß | Sllavistikë | Universiteti i Humboltit (University of Humbolt) Diana Malaj | Aktiviste, Kandidate për Doktoraturë: Juridik dhe Politikë | Universiteti i Gracit (University of Graz)
Donika Çina | Artiste Pamore, Aktiviste Kulturore
Dorina Pllumbi | Arkitekte, Kandidate për Doktoraturë: Arkitekturë | Universiteti i Teknologjisë në Delft – TU Delft (Delft University of Technology – TU Delft)
Drivalda Delia | Kandidate për Doktoraturë: Antropologji Sociale, Studime Gjinore | Universiteti i Regensburgut/ Universiteti i Gracit (University of Regensburg/ University of Graz)
Edison Jakurti | Kandidat për Doktoraturë: Ekonomiks | Universiteti i Leipcigut (University of Leipzig)
Dr. Eglantina Farruku | Ligjëruese në Juridik | Universiteti Epoka (Epoka University) Elena Perez Guembe | Arkitekte, Artiste, Kandidate për Doktoraturë: Arkitekturë | Universiteti i Teknologjisë në Delft – TU Delft (Delft University of Technology – TU Delft)
Prof. Asoc. Elidor Mëhilli | Histori, Politika Publike | Universiteti i Qytetit të Nju Jorkut (City University of New York)
Dr. Elife Krasniqi | Instituti i Historisë | Universiteti i Gracit | University of Graz
Elina Alatalo | Arkitekte, Kandidate për Doktoraturë: Politika Ambjentaliste | Universiteti Tampere, Finlandë (Tampere University, Finland)
Elsa Paja | Aktiviste, Artiste
Elvis Hoxha | Përkthyes, Studiues i Filozofisë
Endi Tupja | Artiste, Studiuese
Dr. Endri Shabani | Studiues, Aktivist
Prof. Asoc. Enis Sulstarova | Shkenca Politike | Universiteti i Tiranës Erblin Ajdini | Aktivist Feminist
Ervin Goci | Ligjërues në Shkenca Komunikimi dhe Gazetari | Universiteti i Tiranës Ervina Halili | Shkrimtare
Esterina Celami | Kandidate për Doktoraturë: Filozofi | Universiteti Evropian i Viadrinës, Frankfurt Oder (European University Viadrina Frankfurt Oder)
Fatma Paja | Aktiviste, Artiste
Fatos Lubonja | Shkrimtar, Gazetar, Drejtues i Revistës Përpjekja Fjolla Muçaj | Aktiviste Feministe
Prof. Dr. Florian Bieber | Drejtor i Qendrës për Studime të Evropës Juglindore | Universiteti i Gracit (University of Graz)
Dr. Florian Cullhaj | Shkenca Politike | Universiteti Europian i Tiranës – UET Fortuna Haziri | Fondacioni për Trashëgimi Kulturore Thana
Gazmend Bajri | Regjisor, Producent
Genc Shehu | Psikoterapist, Përkthyes
Dr. Gent Carrabregu | Studiues Shkencor, Shkenca Politike | Universiteti Duke (Duke University)
Prof. Dr. Ger Duijzings | Antropologji Sociale | Universiteti i Regensburgut (University of Regensburg)
Dr.Gëzim Krasniqi | Shkenca Politike dhe Sociale | Universiteti i Edinburgut (University of Edinburgh)
Gjergj Erebara | Gazetar, Botues Gresa Hasa | Aktiviste, Studiuese
Prof. Dr. Hanna Musiol | Letërsi Bashkëkohore dhe Moderne | Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë – NTNU (Norwegian University of Science and Technology – NTNU)
Iliada Korçari | Studiese, Shkenca Politike | Universiteti i Tiranës
Iliaz Shehu | Studiues, Filozofi
Iliriana Lira Blakaj | Kandidate për Doktoraturë, Antropologji | Universiteti i Oksfordit (University of Oxford)
Dr. Irena Dule | Studiuese e ligjit, Avokate
Irma Semini | Specialiste për Monitorimin dhe Vlerësimin e Projekteve, Hulumtuese | Insituticioni për Demokraci dhe Ndërmjetësim
Jesmina Sengla | Studente, Pjesëtare e SciDev
Prof. Ass. Jeta Mulaj | Filozofi | Universiteti Metropolitan i Torontos (Toronto Metropolitan University)
Jeton Neziraj | Regjisor, Dramaturg, Qendra Multimedia
John Hanna | Kandidat për Doktoraturë, Arkitekturë | Universiteti i Teknologjisë në Delft – TU Delft (Delft University of Technology – TU Delft)
Dr. Julian Myftari | Shkenca Politike | Universiteti i Tiranës Klaudina Kuçi | Juriste, Aktiviste
Dr. Klejd Këlliçi | Shkenca Politike | Universiteti i Tiranës
Klodiana Millona | Arkitekte, Artiste, Studiuese
Krenar Zejno | Shkrimtar, Botues
Kreshnik Merxhani | Arkitekt, Studiues i Trashëgimisë
Kristina Millona | Aktiviste, Studiuese
Dr. Linda Gusia | Shefe e Departamentit të Sociologjisë | Universiteti i Prishtinës
Liri Kuçi | Aktiviste, Hulumtuese
Liridona Sijarina | Aktiviste Feministe Luljeta Lleshanaku | Poete
Maria Novas Ferradas | Kandidate për Doktoraturë: Arkitekturë | Universiteti i Teknologjisë në Delft – TU Delft (Delft University of Technology – TU Delft)
Mevlyde Hyseni | Kandidate për Doktoraturë: Insituti i Gazetarisë dhe Shkencave të Komunikimit | Universiteti i Lirë i Berlinit (Free University of Berlin)
Prof. Dr. Michael L. Galaty | Antropologji | Universiteti i Miçiganit (University of Michigan)
Mirishahe Syla | Aktiviste, Studiuese
Dr. Mirza Balaj | Koordinatore Shkencore e CHAIN, Sociologji dhe Shkenca Politike | Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë – NTNU (Norwegian University of Science and Technology – NTNU)
Dr. Mrika Limani Myrtaj | Histori | Instituti i Historisë ‘Ali Hadri’ Prishtinë
Nama’a Qudah | Kandidate për Doktoraturë, Arkitekturë | Universiteti i Teknologjisë në Delft – TU Delft (Delft University of Technology – TU Delft)
Natasha Paja | Aktiviste, Artiste
Prof. Dr. Nathalie Clayer | Drejtore e Kërkimit Shkencor në C.N.R.S., Drejtore e Studimeve në EHESS CETOBaC (CNRS-EHESS-Collège de France); (Director of Research at C.N.R.S., Director of Studies at EHESS CETOBaC [CNRS-EHESS- Collège de France])
Nerina Guri | Aktiviste Feministe, Kandidate për Doktoraturë: Ekonomi | Universiteti i Lirë i Berlinit (Free University of Berlin)
Prof. Dr. Oliver Schmitt | Instituti i Historisë së Evropës Lindore | Universiteti i Vjenës (University of Vienna)
Orgest Azizi | Studies i Filozofisë, Përkthyes
Pavjo Gjini | Aktivist, Kandidat për Doktoraturë: Juridik dhe Politikë | Universiteti i Gracit (University of Graz)
Dr. Piro Rexhepi | SSEES | Kolegji Universitar i Londrës – UCL (University College London – UCL)
Pleurad Xhafa | Artist
Dr. Raino Isto | Histori Arti dhe Dizajn | Instituti Pratt, Nju Jork (Pratt Institute, New York)
Prof. Asoc. Ramona Gonczol | Gjuhë Rumune, SSEES | Kolegji Universitar i Londrës – UCL (University College London – UCL)
Dr. Renata Jambrešić Kirin | Histori dhe Letërsi Gojore | Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit, Zagreb (Institute of Ethnology and Folklore Research, Zagreb)
Rinë Kika | Avokate dhe Hulumtuese e të Drejtave të Njeriut
Romeo Çollaku | Shkrimtar, Përkthyes
Dr. Rory Archer | Researcher | Universiteti i Gracit/ Universiteti i Vjenës (University of Graz/ University of Vienna)
Dr. Rozafa Berisha | Antropologji Sociale | Universiteti i Prishtinës
Saara Milderberg | Kandidate për Doktoraturë, Studime Kulturore Universiteti i Talinit (Tallin University)
Dr. Sabine Jesner | Instituti i Historisë | Universiteti i Gracit (University of Graz)
Sashenka Lleshaj | Kandidate për Doktoraturë: Shkenca Politike | Universiteti McGill (McGill University)
Dr. Siegfried Gruber | Instituti i Historisë | Universiteti i Gracit (University of Graz)
Dr. Skerdi Zahaj | Psikologji | Universiteti i Tiranës
Dr.Sokol Çunga | Arkivist në Drejtorinë e Arkivit Qendror Shtetëror, Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë; Anëtar i Akademisë së të Rinjve të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë
Prof. Asoc. Dr. Stephanie Schwander Sievers | Antropologji | Universiteti Bournmeouth (Bournemouth University)
Prof. Asoc. Dr. Svava Riesto | Arkitekturë | Universiteti i Kopenhagenit (Universty of Copenhagen)
Prof. Ass. Dr. Teuta Toska | Gjuhësi | Universiteti i Elbasanit
Dr. Tonio Weicker | Instituti për Gjeografi Humane | Universiteti Gëte Frankfurt (Goethe University Frankfurt)
Trëndelinë Rrustemi | Kandidate për Doktoraturë | Qendra për Mjekësi Molekulare Max Delbruck (Max Delbruck Center For Molecular Medicine)
Trëndelinë Halili | Regjisore
Trina Binaku | Aktiviste Feministe
Valentina Koca | Drejtore e ZETA Contemporary Art Center
Dr. Valentina Bonizzi | Artiste, Hulumtuese | Bulevard Art & Media Institute
Venera Çoçaj | Kandidate për Doktoraturë: Studime Evropiane | Shkolla e Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër – LSE (London School of Economics and Political Science – LSE)
Dr. Vincent W.J. Gerven Oei | Filolog, Drejtor i Punctum Books, ShBA
Prof. Asoc. Dr. Vjollca Krasniqi | Fakulteti Filozofik | Universiteti i Prishtinës
Prof. Ass. Dr. Vjosa Musliu | Marrëdhënie Ndërkombëtare | Universiteti i Lirë i Brukselit – VUB (The Free University of Brussels – VUB)
Dr. Will Bowden | Udhëheqës i Departamentit të Arkeologjisë | Universiteti i Notingamit (University of Nottingham)
Yuan Chun Liu | Artist
Dr.Zanita Halimi | Antropologji | Universiteti i Prishtinës
Organizata:
Aleanca LGBT, Shqipëri Citizens Channel
Diaspora për Shqipërinë e Lirë Drejtësi Sociale
Eco Albania
Fondacioni për Trashëgimi Kulturore Thana Grupi ATA
Grupimi “E drejta për Qytetin” Hapësira Komunitare “Tek Bunkeri”
Instituti Britm i Parë
Komuniteti dhe Mjedisi Lëvizja për Universitetin
Levizja Rinore Egjiptiane Rome
Mbro Parkun Kombëtar Zall Gjocaj
Organisation der Albanischen Studierenden und Alumni e.V. – OASA
Organizata Fuqizim Komunitar
Protection and Preservation of Natural Environment in Albania – PPNEA
Qendra “Gema”
Qendra Për Advokim Social Qendra Rinore “HANA” Lezhë
Qendra Rinore “Sebastia” Kurbin
Qendra T’reja
Qendra Uja Qëndresa Qytetare
Rrjeti Gjermano-Shqiptar për Angazhim Politik — Deutsch-Albanisches Netzwerk für politisches Engagement (DANPE)
Rruga Press
#liriaakademikeasa
(r.m.)