Mbi 23.000 viktima nga tërmetet në Turqi dhe Siri

Ankara / Damask, 10 shkurt 2023 – Ka shkuar në mbi 23 mijë numri i viktimave të tërmeteve që goditën zonën kufitare mes Turqisë dhe Sirisë.

Në Turqi raportohet për 19.888 njerëz të vdekur, ndërsa Siria ka regjistruar më shumë se 3.500 viktima.

Dhjetëra mijëra njerëz janë lënduar në Turqi dhe në Siri.

Gjatë natës mes të enjtes e të premtes, ekipet e kërkim-shpëtimit bënë përpjekjet e fundit për të gjetur njerëz të gjallë nën rrënojat e ndërtesave të shembura.

Espertët thonë se njerëzit mund të mbijetojnë një javë ose më shumë, por shanset për të gjetur të mbijetuar po zbehen, edhe për shkak të temperaturave të ulëta.

Ndërsa ekuipazhet e emergjencës dhe të afërmit në panik gërmuan nëpër rrënoja – dhe herë pas here gjenin njerëz të gjallë – fokusi filloi të zhvendosej në prishjen e strukturave të rrezikshme të paqëndrueshme.

Në pamjet e realizuara me drone, shihen përmasat e shkatërrimit masiv të ndërrtesave. Kuarte e lagje të tëra janë rrafshuar me tokë.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyp Erdogan, e quajti tërmetin si “fatkeqësi të shekullit”.

(r.m.)