Mbi 65 për qind e qytetarëve serbë nuk besojnë se Kosova mund të kthehet nën administrimin e Serbisë

Beograd, 30 mars 2023 – Një sondazh të kryer nga Qendra për Kërkim, Transparencë dhe Përgjegjësi në Beograd ka treguar se shumica e qytetarëve në Serbi (mbi 65 për qind) nuk besojnë se Kosova mund të kthehet nën administrimin e Serbisë.

Sipas sondazhit, 38 për qind e qytetarëve nuk kanë përgjigje në pyetjen se cila do të ishte zgjidhja ideale për Kosovën. Po aq të anketuar kanë thënë se nuk e dinë se cili mund të jetë rezultati i negociatave aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një e treta e të anketuarve e cilësojnë ideale që Kosova të kishte një autonomi të caktuar brenda Serbisë, një e pesta e konsiderojnë si zgjidhjen më të mirë njohjen e pavarësisë së Kosovës, kurse ndarjen e Kosovës e preferojnë 8 për qind të të anketuarve.  

“Një e treta e qytetarëve (34 për qind) besojnë se do të ishte ideale që Kosova të mbetej brenda Serbisë, me një shkallë më të madhe ose më të vogël autonomie. Çdo i pesti person (20 për qind) beson se zgjidhja më e mirë do të ishte njohja e pavarësisë së Kosovës”, raporton N1.

Sondazhi tregoi se vetëm 8 për qind të të anketuarve janë për ndarjen e territorit, dhe vetëm 7 për qind për pranimin e i propozimit franko-gjerman.

Të përafërta janë edhe përgjigjet e tëanketuarve në pyetjen se cila është zgjidhja reale për çështjen e Kosovës. 35 për qind e qytetarëve të anketuar e shohin si zgjidhje reale njohjen e Kosovës, kurse  e shohin, kurse  e shohin si zgjidhje reale, kurse 14 për qind e të anketuarve e konsiderojnëzgjidhje realiste Kosovën si pjesë të Serbisë.

Në sondazh është kërkuar edhe opinioni i qytetarëve të Serbisë për propozimin franko-gjerman për marrëveshje mes Serbisë e Kosovës.

“Pothuajse një e treta e qytetarëve (30 për qind) thonë hapur se nuk e dinë se çfarë përfshin plani franko-gjerman dhe vetëm 7 për qind e tyre besojnë se ky është një hap drejt marrëveshjes përfundimtare ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Por,kur qytetarëve u shpjegohet përmbajtja e propozimit, shumica nuk e konsideron të pranueshme”, thuhet në rezymenë e sondazhit.

“Vetëm 26 për qind e qytetarëve do ta pranonin planin dhe 20 për qind e tyre thonë se do ta pranonin pavarësinë e Kosovës në këmbim të sigurimit të një pozite më të mirë për serbët. Qytetarët që e konsiderojnë të pranueshëm propozimin aktual, shumica e shohin si realiste njohjen e Kosovës, ndarjen e territorit apo pranimin e planit franko-gjerman dhe disi më rrallë si zgjidhje ideale për çështjen e Kosovës”, thuhet më tutje në rezyme.

Sondazhi është realizuar përmes telefonit me 1011 qytetarë, prej 25 shkurtit deri më 3 mars 2023.

(r.m.)