(Shënim)
Nga Thanas Gjika
Putini po të kishte parasysh rezultatet e Luftës së Ftohtë, kur bota Euro-Atlantike e mposhti Kampin Socialist, ku bënte pjese Bashkimi Sovjetik, Kina dhe gjithe vendet e tjera socialiste, nuk duhet ta vijojë luftën kundër Ukrainës.
Në këtë luftë Rusia (Federata Ruse) nuk është përballë vetëm me Ukrainën, por me gjithë botë Euro-Atlantike, pra me atë forcë me të cilën e humbi Luftën e Ftohtë kur kishte në gjirin e vet Ukrainën dhe shumë aleatë të tjerë.
Shkurt e qartë, sado të zgjatë lufta Rusi-Ukrainë ajo do të përfundojë me humbjen ushtarake të Rusisë.
Shpresoj që Rusia e pas kësaj humbjeje të verë mend si vuri Gjermania Naziste pas humbjes së Luftës së Dytë Borërore, dhe të kthehet në një vend demokratik për të mirën e popujve të Federatës Ruse e të mbarë Botës. Ajo do të heqë dorë nga zbatimi i testamentit te Pjetrit te Madh per pansllavizem dhe pushtime territoriale.
Kur të ndodhë ky transforim i Rusisë, populli shqiptar do të dalë më i fituari, sepse edhe Serbia duke mos u u nxitur më prej politikës pansllaviste të Rusisë, do t’i bashkohet botës Euro-Atlantike. Shqiptarët dhe serbët, ashtu si francezët e gjermanët mbas L2B do të jetojnë në paqe…