Prishtinë / Beograd, 11 dhjetor 2022 – Mbretëria e Bashkuar iu bashkangjitur thirrjes së SHBA-së për heqjen e barrikadave në veri të Kosovës.
Ambasadat britanike në Prishtinë e Beograd, përmes një deklarimi të përbashkët, kanë thënë se së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, shprehin shqetësim të thellë për situatën aktuale.
Siç njoftohet, Britania pret që të largohen të gjitha pengesat ilegale, dhe t’i jepet fund të gjitha kërcënimeve të dhunës dhe frikësimit.
“Së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe BE-në, ne shprehim shqetësimin tonë të thellë për situatën aktuale në veri të Kosovës pas ndalimit të një individi të dyshuar për përfshirje në një sulm ndaj autoriteteve kosovare. Ky arrestim nuk është justifikim për bllokime të paligjshme të rrugëve, as kërcënime dhe frikësim ndaj autoriteteve kosovare dhe popullatës lokale“.
Ne vlerësojmë dhe mbështesim plotësisht Forcën e NATO-s në Kosovë (KFOR) në punën e saj për të garantuar sigurinë dhe lirinë e lëvizjes dhe kontributin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) në mbështetjen e autoriteteve kosovare për sundimin e ligjit. Ne i dënojmë fuqishëm si të papranueshme të gjitha sulmet ndaj agjencive të sigurisë kosovare dhe ndërkombëtare.
U bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje maksimale, të shmangin retorikën nxitëse dhe të marrin masa të menjëhershme për të arritur një de-përshkallëzimin e situatës. U bëjmë thirrje autoriteteve të Kosovës që të veprojnë me përmbajtje dhe që autoritetet e Serbisë të përdorin ndikimin e tyre për të arritur një deeskalim të situatës. Dialogu i ndërmjetësuar nga BE-ja është mjeti për të zgjidhur konfliktet dhe për të arritur një marrëveshje për marrëdhëniet e normalizuara“, thuhet në reagim.
— UK in Kosovo 🇬🇧 (@UKinKosovo) December 11, 2022
Rrugët në pjesën veriore të Kosovë janë bllokuar nga grupe serbësh, në shenjë proteste ndaj arrestimit të një ish pjesëtari të policisë që dyshohet për përfshirje në një sulm në zyrat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zonë dhe ndaj pjesëtarëve të policisë së Kosovës.
(r.m.)