Mbrojtja e Thaçit e të tjerëve kërkon që seancat gjyqësore të jenë publike

Hagë, 18 maj 2023 – Mbrojtja e Hashim Thaçit në Gjykatën Speciale në Hagë, Gregory Kehoe, shprehu shqetësimin e mbrojtjes së Thaçit e të tjerëve që seancat gjyqësore po mbyllen për publikun dhe kërkoi që ato të jenë të.

Të enjten, në fillim të seancës gjyqësore në rastin “Thaçi e të tjerët”, Kehoe tha se duan që seancat të jenë të hapura në mënyrë që të merret vesh e vërteta.

“Dua të tërheq vëmendjen se jo vetëm e kundërshtojmë sepse duam që procedurat të mbahen hapura, të merret vesh e vërteta, por kemi edhe shqetësime praktike në ndjekjen e metodave të përdorura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”, tha ai.

Kehoe tha se ZPS-ja e ka mundësinë të futen në seanca private sa herë që e shohin të nevojshme, gjë që për mbrojtjen paraqet vështirësi të kalojë sa në një pyetje në pyetjen tjetër.

ZPS-ja tha se shqetësimet kryesore nuk vijnë nga prokuroria, por nga frika e dëshmitarëve. Sipas ZP-së, kjo nuk është diçka që mund të parandalohet nga prokuroria. ZPS-ja kujtoi se ka rast që ajo ka kërkuar që seanca të jetë publike, gjë që është kundërshtuar nga mbrojtja.

Në seancën e sotme vazhdoi dëgjimi i dëshmitarit të pestë (me kodin 3165).

Ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen për krime lufte dhe për krime  kundër njerëzimit të kryera gjatë luftës në Kosovë.

(r.m.)