Mbyllen Lojërat Olimpike “Parisi 2024”: SHBA renditet e para, Kosova e 73-ta, Shqipëria e 80-ta

Paris, 11 gusht 2024 – Sot përfunduan Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Sportistët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e fituan numrin më të madh të medaljeve. Ata I fituan gjithsej 126 medalje: 40 të arta, 44 të argjendta dhe 42 të bronzta.

Në vendin e dytë u rendit Kina, me gjithsdej 91 medalje: 40 të arta, 27 të argjendta dhe 24 të bronzta.

Në vendin e tretë u rendit Japonia me 45 medalje: 20 të arta, 12 të argjendta dhe 13 të bronzta.

Pas tyre renditen Australia, Franca, Holanda, Britania e Madhe, e të tjerat.

Kosova dhe Shqipëria mund ta konsiderojnë të suksesshme pjesëmarrjen e sportistëve të tyrte në këtë olimpiadë, duke marrë parasysh numrin e vogël të sportistëve pjesëmarrës.

Kosova, e cila garoi me 9 sportistë, u rendit e 73-ta, me dy medalje të fituara: një të argjendtë dhe një të bronztë, ndërsa Shqipëria, e cila u përfaqësua po ashtu nga 9 sportistë, u rendit e 80-ta me dy medalje të bronzta.

Sportistët e më shumë se gjysmës së vendeve pjesëmarrëse kthehen në shtëpi pa medalje nga olimpiada “Parisi 2024”.

(r.m.)