“McDonald’s” i mbyll të gjitha restorantet në Rusi, për shkak të agresionit  ndaj Ukrainës

Chicago, 8 mars 2022 – Kompania e njohur amerikane “McDonald’s” ka njoftuar se do t’i mbyllë përkohësisht të gjitha restorantet dhe do t’i ndërpresë të gjitha operacionet në Rusi, për shkak të agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës.

“Konflikti u ka shkaktuar dhimbje të papërshkrueshme njerëzve të pafajshëm dhe ne do t’i bashkohemi botës për të dënuar agresionin dhe dhunën, duke u lutur për paqe”, ka thënë Shefi i “McDonald’s”, Chris Kempczinski, në një deklaratë për media.

“McDonald’s” është përballur me kritika, për shkak se nuk e kishte ndjekur menjëherë shembullin e disa kompanive që ofrojnë shërbime të ngjashme, të cilat i kanë mbyllur pikat e tyre në Rusi, pas agresionit rus në Ukrainë.

“McDonald’s” është shumë i famshëm në Rusi, ku i ka afër 850 restorante me 62,000 punëtorë.

(r.m.)