Hagë, 21 tetor 2021 – Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – do të mbahet më 29 tetor.
Siç njoftojnë Dhomat e Specializuara, konferenca do të fillojë në orën 14:30.
Aktakuza ndaj Thaçit, Veselit,Krasniqit e Selimit është konfirmuar më 26 tetor të vitit 2020.
Ata akuzohen për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit.
Sipas akuzës, në përiudhën midis marsit të vitit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi dhe anëtarë të tjerë të ndërmarrjes së përbashkët kriminale kishin qëllimin e përbashkët që të siguronin dhe ushtronin kontroll mbi të gjithë Kosovën, përmes metodave të ndryshme që përfshinin frikësimin, keqtrajtimin, ushtrimin e dhunës dhe eliminimin e paligjshëm të atyre që konsideroheshin si kundërshtarë politikë të tyre.
Sipas aktakuzës viktimat ishin pjesëtarë të komunitetit shqiptar dhe të komuniteteve tjera etnike në Kosovë.
(r.m.)