Tiranë, 4 shtator 2023 – Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, gjatë vizitës nëë Tiranë, të hënën, u prit edhe nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Presidentja Osmani e ka cilësuar përmbjajtjesor takimin e saj me Ramën. Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë të ditur se në takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e aspiratës së përbashkët të Kosovës dhe Shqipërisë nër integrim në Bashkimin Evropian.
“Me kryeministrin Edi Rama pata një bisedë përmbajtësore rreth aspiratës së përbashkët evropiane të Kosovës dhe Shqipërisë. Duke punuar së bashku, Kosova dhe Shqipëria mund të hapin rrugën për një të ardhme më të ndritshme dhe më të integruar”, ka shkruar Osmani.
Ndërkaq, kryeministri Rama ka shkruar se me presidenten Osmani ka biseduar “për të tashmen dhe të ardhmen” e mnarrëdhënies së dy vendeve, të cilën ai e ka cilësuar si “të patjetërsueshme”.
“Me presidenten Vjosa Osmani, për të tashmen dhe të ardhmen e marrëdhënies së patjetërsueshme Kosovë-Shqipëri”, ka shkruar Rama.
Ditën e parë të vizitës në Shqipëri, Presidentja e Kosovës është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe me kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Linda Nikolla.
Pas takimit me homologun e saj shqiptar, presidentja e Kosovës e ka akuzuar Serbinë se synon të zbatojë në Ballkanin Perëndimor një plan destabilizues, të ngjashëm me atë që e kishte realizuar Rusia në gadishurin e Krimesë, në Ukrainë, në vitin 2014. Ajo ka thënë se të gjitha shtetet demokratike në rajon duhet të bashkëpunojnë ngushtë për të parandaluar zbatimin e këtij plani.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të angazhohen për zbatimin e Marrëveshjes drejt normalizimit të raporteve midis tyre, e cila është art në shkurt.
Ai ka thënë se kjo marrëveshje duhet do të çojë në njohjen reciproke të Kosovës e Serbisë.
(r.m.)