Media franceze ngre alarmin: Fushat me kanabis dhe pesticidet po i zhdukin bletët në Shqipëri

Paris, 27 dhjetor 2021 – “Courrier des Balkans” ka ngritur alarmin për zhdukjen e kolonisë së bletëve në Shqipëri.

Sipas medies francize, një nga shkaqet e kësaj “masakre” janë përhapja e fushave të paligjshme të kanabisit, të ngarkuara me pesticide.

“Bimët e kanabisit mbillen në mes të pyjeve, në vende të izoluara për t’i shpëtuar mbikëqyrjes së policisë. Fermerët e jashtëligjshëm i trajtojnë bimët me pesticide kryesisht të ndaluara, të vjetra dhe industriale. Ana tjetër e medaljes: bletët, shumë të ndjeshme ndaj këtyre kimikateve, ngordhin në sasi“, thuhet në artikull.

“Jo më kot ky vend quhet ‚Kolumbia e Evropës‘, me një kosto të tmerrshme mjedisore nëse nuk bëhet asgjë për të ndaluar gjenocidin e bletëve në vazhdim“, vijon artikulli i “Courrier des Balkans”.

(Panorama.al)