Mediat e bojkotuan konferencën që do të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës

Prishtinë, 25 janar 2023 – Mediat e kanë bojkotuar konferencën e cila pritej të mbahej pas mbledhjes së Qeverisë, që është mbajtur të mërkurën.

Gazetarët janë larguar nga salla ku mbahen konferencat për medie, 40 minuta pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë.

Sipas zyrtarëve të qeverisë, konferenca nuk ka filluar me kohë pasi qeveria ka pasur një “takim të brendshëm”.

Gazetarët kanë thënë se konferencat për medie vazhdimisht mbahen me shumë vonesë pas përfundimit të mbledhjeve të qeverisë. Sipas tyre, shpesh u ka ndodhur që për konferenca të presin edhe deri në një orëdhe këtë e konsiderojnë si shpërfillje të gazetarëve e të medieve.

(r.m.)