Beograd, 9 shtator 2022 – Presidenti i Serbisë, aleksandar Vuçiq, ka ftuar për të shtunën njëmbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, temë kryesore e së cilës pritet të jetë gjendja në Kosovë dhe sfidat e sigurisë.
Media proqeveritare “Novosti”, në një shkrim me titull “CIA po përgat kaos në Kosovë e Metohi, me çeçenët dhe shqiptarët”, shkruan se Agjencia Qendrore e Inteligjencës “ka angazhuar grupe ekstremiste e kriminale që në periudhën në vijim do të duhej të provokonte incidente në vijën administrative që do të ishte shkas për shtimin e trupave të NATOS-s” (në Kosovë).
Sipas kësaj gazete, qëllim i kryesor do të jetë shkatërrimi i ndikimit të Rusisë në Ballkan, kurse në këtë plan “janë përfshirë edhe çeçenët, liderët e opozitës së presidentit Kadirov, mercenarë të lidhur me kriminelë nga Kosova, të cilët kanë për detyrë të sulmojnë policinë e Kosovës të veshur me uniform të ushtrisë së Serbisë, në mënyrë që të nxisin reagimin e KFOR-it nga baza ushtarake amerikane ‘Bondstill’.
Ditë më parë, presidenti i Serbisë, aleksandar Vuçiq, ka thënë se opozitarë të Ramzan Kadirovit, i cili lufton në Ukrainë në krahun e Rusisë, çeçenët dhe çerkezët, kanë qenë në Kosovë me qëllim që të angazhojnë shqiptarë që do të luftonin në Ukrainë, por edhe për të eleminuar “serbë të armatosur”.
Vuçiq i ka përmendur emrat e dy liderëve opozitarë çeçenë: Ahmed Zakajev dhe Xhambullat Sulejmanov. Të dy çeçenët e apostrofuar kanë mohuar katëgorikisht pretendimet e Vuçiqit, të cilat I kanë cilësuar si provokime të Serbisë.
(r.m.)