Mehaj: Ushtria amerikane garantuese kryesore e sigurisë në Kosovë

Ministri i Mbrojtjes në Qeverinë e Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se ushtria amerikane ishte dhe është garantuese kryesore e sigurisë së Kosovës.

“Gjithçka që është ndërtuar, zhvilluar dhe avancuar në sistemin e mbrojtjes, sigurisë në vendin tonë në përgjithësi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë se Kosovës, (FSK) në veçanti, i atribuohet rolit jetik dhe mbështetjes së pazëvendësueshme të SHBA-së dhe ushtrisë së saj”, ka thënë Mehaj gjatë një vizite që i bëri bazës ushtarake amerikane, “Bondsteel” në Kosovë, më 8 gusht. https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fmehaj.armend%2Fposts%2F169282055297366&show_text=true&width=500

Ushtarët amerikanë janë të angazhuar në kuadër të misionit paqëruajtës të NATO-s-, KFOR, në Kosovë.

Në maj të vitit 2021, trupat e FSK-së, së bashku me anëtarët e Gardës Kombëtare të Ajovës së SHBA-së, u nisën në mision paqëruajtës në Kuvajt, që është misioni i parë jashtë vendit i kësaj force.

Në dhjetor të vitit 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi ndryshimet ligjore, për të ndryshuar mandatin e FSK-së. Kësaj force është thënë se do t’i nevojitet një periudhë kohore prej dhjetë vjetësh për t’u transformuar në ushtri me kapacitete të plota.

Qeveria e Kosovës është zotuar që në vitin 2022 do të ndajë mbi 100 milionë euro për FSK-në. (rel)