Mehaj: Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-s

Prishtinë, 7 maj 2023 – Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka thënë se Ushtria e Kosovës po zhvillohet përditë sipas standardeve të NATO-s dhe do të jetë pjesë e NATO-s.

“Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë”, ka shkruar Mehaj në Facebook, ku ka njoftuar për përgatitjet që po bëhen për ushtrimin shumëkombësh “Defender Europe 23”.

Kosova do të jetë nikoqire e ushtrimit të forcave të vendeve anëtare të NATO-s dhe vendeve që aspirojnë të bëhen pjesë e kësaj aleance.

“Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake. Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ”, ka shkruar Mehaj, pas vizitës në terren.

Postimi i Mehajt:

Tani që jemi në prag të ushtrimit “Defender Europe 23”, përgatitjet janë duke vazhduar me intensitet të shtuar.

Ky ushtrim do të jetë një test i radhës për ushtrinë e Kosovës, në të cilin do të përgatiten kapacitetet tona luftarake.

Përgëzoj shtabin, partnerët tanë dhe të gjithë ata që janë duke u angazhuar maksimalisht që ky ushtrim të jetë në nivelin më të lartë organizativ. Ushtria e Kosovës do të jetë pjesë e NATO-se dhe në bazë të standardeve të saj është duke u forcuar çdo ditë.

Kosova në NATO është gjithashtu një nga amanetet e dëshmorëve tanë.

(r.m.)