Romë, 25 shtator 2022 – Italia do të udhëhiqet nga qeveria më e djathtë që ka patur ndonjëherë që nga epoka fashiste e Benito Musolinit, sugjerojnë rezultatet paraprake të zgjedhjeve të përgjithshmeqëumnajtën të dielën.
Sipas exit poll-eve, partia “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Melonit, e cila i ka rrënjët nga fashizmi, është në rrugë për të fituar zgjedhjet.
Sipas exit-poll-it të Consorzio Opinio Italia, koalicioni i djathtë ka fituar 41-45% të votave, ndërsa aleanca e majtë 25-29%.
Kjo do t’i jape të djathtës një shumicë solide në të dyja dhomat e Senatit dhe kështu do t’i hapte rrugë zgjedhjes së Giorgia Melonit kryeministre,kështu që ajo pritet të bëhet gruaja e parë që e udhëheq qeverinë italiane.
Si lidere e koalicionit të ekstremit të djathtë, Meloni 45-vjeçare, është euroskeptike. Një Itali e udhëhequr nga ajo do të alarmojë pjesën më të madhe të Evropës.
(r.m.)