Shqiptari tregon se si u ndodh përballë me autorin e sulmit në metronë e New York-ut (VIDEO)
Nga Ruben Avxhiu
Një i ri shqiptaro-amerikan ka treguar dje për gazetën lokale “New York Post” përballjen e tij me autorin e sulmit të përgjakshëm në Brooklyn që la mbi 20 të plagosur dhe lënduar.
Fitim Gjeloshi thotë se ai ndodhej ballë për ballë me kriminelin kur ai filloi të qëllonte në vagonin e mbushur plot me njerëz të martën në mëngjes.
Ai tha se ishte në trenin N pak përpara orës 8:30 kur vuri re një njeri të ulur në një cep që mërmëriste me vete.
“Mendova se kaq kohë sa kishte duke folur me vete, mesiguri duhej të ishte i droguar”, tha 20-vjeçari që duhet të jetë shqiptar nisur nga emri.
Ai foli për gazetën “New York Post” pasi ishte intervistuar së pari në stacionin e policisë numër 72 në lagjen Sunset Park ku ndodhi krimi.
Kur treni ndaloi pak në stacionin e Rrugës së 59, i dyshuari papritur nxori një maskë gazi nga një prej çantave
Hapi një nga bombolat e gazit dhe tha oup, padashje, pastaj nxori një sopatë dhe një armë dhe filloi të shtinte”
““He opened one of his gas tanks, and he said, ‘Oops, my bad.’ He pulls out an ax, he drops it, he takes a gun out, he starts shooting,” tregoi Fitimi. Ai thotë se i dyshuari qëlloi atë të parin por ai kërceu dhe i bëri bisht plumbit.
“The New York Times” në një shkrim më të hershëm fliste për një djalë me emrin Fitim, të cilit plumbi i kishte bërë një vrimë në pantallona.
“Një djalë afër meje u qëllua. Po thoshte, ndihmë, ndihmë. I thërrita njërit që ta ndihmonte dhe t’ia ndalonte gjakun, dhe kërceva drejt derës. E godita me grusht e më shqelm, thotë i riu shqiptar.
10 vetë u plagosën nga plumbi dhe 19 u lënduan sipas zyrtarëve, shkruan “New York Post” (“The New York Times” thotë vetëm 23 në total.)