Një nga momentet më të rënda të protestës së djeshme ka qenë përplasja mes mbështetësve të Berishës që kishin ardhur për të hyrë në selinë PD dhe mbështetësve të Bashës që ndodheshin brenda në seli në ballkonin e katit të dytë në krah të selisë. Në këtë kat ndodhet dhe zyra e Bashës.
Mbështetësit e Berishës pasi kishin hyrë në katin e parë të selisë dhe vunë re se dyert e blinduara nuk lejonin të depërtoje në katin e dytë ku ndodhej dhe Basha dhe deputetët e tij dhe mbështetësit e tjerë morën shkallë me qëllim që të hipnin në ballkonin e katit të dytë për të depërtuar në zyrën e Bashës.
Fillimisht ballkonin e kapërcen një protestues i cili fton të tjerët që ta pasojnë dhe u jep kurajo që të ngjiten. Në ballkon hipin 4 protestues, njëri valëvit flamurin e PD-së dhe tjetri merr një pankartë nga poshtë dhe tentojnë ta ngrenë lart si fitimtarë.
Në këtë moment hapet dera e dalin 5 persona me kapuçë e kapele në kokë të cilët u vërsulen protestuesve me shkop bejsbolli, shkopinj, spraj (Shenim: Nuk mund të përcaktoj përmbajtjen e lëndës që nxjerr spraj) dhe nisin të godasin protestuesit.
Ora News ka arritur të identifikojë dy prej tyre, njëri është Astrit Gosturani, shoqëruesi i Bashës (Djali me spraj në dorë) dhe tjetri Ylli Gosturani, vëllai i tij i cili është dhe në listën e personave që policia informoi sot se janë arrestuar pas protestës së 8 janarit 2022
Kur njerëzit që dolën nga selia vërsulen protestuesit tentojnë të zbrapsen e të zbresin nga shkallët edhe një herë ndërsa përpiqen të mbrohen nga goditjet e forta me shkopinj dhe me spraj. Nga ana tjetër protestuesit poshtë nisin të qëllojnë me gurë ata që dolën nga dera.
Pasi arrijnë ti zbrapsin njerëzit me shkopinj në dorë hyjnë me shpejtësi në seli, ndërkohë që nga poshtë vijonin të qëlloheshin pa fund gurë.
Dera mbyllet ndërkohë që në ballkon mbetet vetëm një nga protestuesit i veshur me xhup blu që u ngjit i fundit në ballkon. Duket i tronditur dhe pas disa sekondash ai me vështirësi zbret nga shkallët.oranews