Prishtinë, 18 gusht 2022 – Disa mesazhe “qetësuese” për serbët janë vendosur dhe kërcënuese për institucionet e Kosovës në disa nga pikat më të frekuentuara në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, të enjten në mëngjes.
“Mos u shqetësoni! Ne jemi këtu! Ne po presim!”, thuhet në mesazhin e shkruar në gjuhën serbe, me alfabetin cirilik, të nënshkruar: “Brigada e Veriut”.
Në logon e “Brigadës së Veriut” dominon kryqi me katër shkronja “S”, simbolit të unitetit kombëtar të serbëve.
Policia e Kosovës në Mitrovicën e Veriut ka thënë se nuk ka ndonjë indikacion se kush qëndron prapa këtij grafiti.
Ekspertët e sigurisë në Kosovë e cilësojnë këtë akt si kërcënim për institucionet e Kosovës si edhe për sigurinë në pjesën veriore të vendit.
Sipas tyre, kjo është dëshmi për praninë e strukturave paralele serbe të sigurisë në Kosovë, të cilat udhëhiqen nga individë dhe grupe kriminale serbe që e gëzojnë mbështetjen e autoriteteve të Serbisë.
Sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel, Beogradi duhet të shpërbënte strukturat paralele të sigurisë që vepronin pa pengesa në pjesën veriore të Kosovës, te banuar me shumicë serbe.
Dy strukturat paralele kryesore: “Mbrojtja Civile” dhe “Rojet e Urës” (urës qendrore në qytetin e Mitrovicës), udhëhiqeshin nga figurat kryesore të botës së krimit në pjesën veriore të Kosovës.
(r.m.)