Deputetja e PDIU, Mesila Doda, ndërsa fliste nga foltorja e Kuvendit theksoi se edhe pse pas 32 vitesh përshëndeste momentin që po diskutohej për ligjin e dosjeve të komunizmit.
Sipas saj edhe pse shumë vonë, sërish kjo e sotmja duhet të cilësohet një ditë e mirë.
“Zonja drejtuese e seancës, të nderuara zonja deputete, të nderuar zotërinj deputetë, që në këtë orë të vonë kemi gjetur mundësinë që pas 32 vjetëve të flasim për ligjin e dosjeve. Nuk në politikë ka ditë të mira dhe të këqija, nuk di nëse kjo e sotmja është një ditë e mirë apo e keqe, pse e them këtë? Sigurisht që është një ditë e keqe pasi u deshën 32 vite që të vinim deri në këtë moment që dosjet të hapen, 32 vite janë shumë, duhet ta kishim bërë këtë hap shumë kohë më parë. Nga ana tjetër është ditë e mirë sepse ju dëgjoj të gjithë ju kolegët që flisni me një patos që do kisha shumë dëshirë ta kisha dëgjuar vite më parë. Në vitin 2014-të unë dhe zoti Idrizi depozituam një ligj në këtë Kuvend. Një ligj që bashkë me dekomuntizimin kishte dhe lustracionin. Asokohe mazhoranca nxitoi një ligj paralel për të drejtën e informimit dhe me këtë rast voti kundër ligjit për lustracionin. Në fakt aso kohe ishte kryetari i Kuvendit që prekej drejtpërdrejtë nga ky ligj,. Kishte dhe shumë të tjerë që përfshiheshin nga ky ligj, dhe do të mirëkuptoja që mund të votonin kundër. Asokohe kishte kolegë të tjerë që isha marionetë e Ramës, këta këtej më thoshin se po i shërbej hakmarrjes”, tha Doda.
Më tej Doda e theksoi mjaft të nevojshme krijimin ë një komisioni i cili të dënojë krimet e komunizmit, por edhe për tu bërë të ditur shqiptarëve se sa shumë dëm u ka shkaktuar e shkuara.
“Ky parlament duhet të marrë disa hapa të tjerë. Rumania ndërtoi një komision që në hapat e para të tranzicionit dhe dënoi komunizmin me një akt politik, ne nuk e bëmë kurrë këtë akt. Duhet të ngrihemi sot të majtë dhe të djathtë dhe të ngremë një komision parlamentar ku të kuptojmë të gjitha dëmet e mëdha në ashtë që i janë bërë këtij vendi dhe të ardhës së këtij vendi. Ende sot demokracia është si ndërtim pa leje për të gjithë liderit tanë, pasi nuk kemi dënuar asnjëherë krimet e komunizmit”, vijoi më tej në fjalën e saj Doda.
Ndërkohë i bëri sërish thirrje kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla që t’i drejtohet me një kërkesë zyrtare Autoritetit të Dosjeve që të hapë t6ë gjitha dosjet e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, për të parë nëse kanë patur lidhje me të shkuarën apo jo, dhe kush ka qenë bashkëpunëtor apo pjesë e qeverisë komuniste të dëbohet nga sistemi.
“Para disa muajsh kur kryetarja e Kuvendit më njohu me shqetësimin që kishte nga Autoriteti i Dosjeve i kam kërkuar një gjë dhe vetëm një gjë, sot ja kërkoj prapë, e nderuar zonjë bëji kërkesë Autoritetit të Dosjeve që të hapë të 140 emrat që janë këtu në këtë parlament. Për secilin nga ne të kemi informacion se kush ka qenë e kaluara jonë dhe pse sot sillemi kështu. Është një kërkesë që e bëj zyrtarisht nga foltorja e Kuvendit dhe pres zyrtarisht një përgjigje zyrtare”, tha Doda. (ABCNews)