Prishtinë, 7 tetor 2022 – Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, njoftoi se të premten jan ekzekutuar pagat e muajit shtator për mësimdhënësit e arsimit parauniversitar të Kosovës që bënë grevë gjatë gjithë muajit.
Ministri eka cilësuar pagën si “paradhënie” për orët e humbura mësimit që do të realizohen sipas kalendarit të ri të mësimit.
“Pas konfirmimit të listave nga komunat, Thesari sot ka ekzekutuar pagesën e paradhënies për orët e muajit shtator që do të zëvendësohen sipas kalendarit të ri të mësimit, të miratuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit”, ka shkruar ministri Murati.
Mësimdhënësit e e arsimit parauniversitar në Kosovë ishin qenë në grevë nga 25 gushti deri më 1 tetor. Për këtë arsye, viti i ri shkollor, i cili duhet të fillonte më 1 shtator, filloi më 3 tetor.
Greva ishte mbajtur me vendim të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës e Kulturës (SBASHK). Ajo kërkonte pagë shtesë prej 100 eurosh në muaj deri në miratimin e Ligjit për pagat.Por, qeveria vendosi që punëonjëve të arsimit t’u jepen nga 50 euro shtesë në muaj në kuadër të pakos për mbrojtje nga inflacioni.
Pak ditë më pare, qeveria e nxori në diskutim publik Projektligjin për paga, para se ai të miratohet në Qeveri dhe në Kuvend. Qeveria ka parashikuar që ky ligj të hyjënë fuqi tetë muaj pas miratimit.
(r.m.)