Tiranë, 5 dhjetor 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka përshëndetur emërimin e Sir Stuart Peach si të Dërguar Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor.
Ai ka theksuar se Mbretëria e Bashkuar ka qenë dhe mbetet një partner shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në Ballkanin Perëndimor.
“E përshëndes emërimin e Sir Stuart Peach të Dërguarit Special të Qeverisë Britanike për Ballkanin Perëndimor. Mbretëria e Bashkuar ka dëshmuar të jetë një partner i qendrueshëm, i besueshëm dhe shumë i rëndësishëm për promovimin e lirisë dhe demokracisë në rajonin tonë. Forcimi i paqes dhe stabilitetit mbetet kyç për forcimin e perspektivës evropiane”, shkruan Meta në Twitter.
(r.m.)