Tiranë, 25 prill 2021 – Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes dy postimve në Facebook, i ka falënderuar qytetarët e Shqipërisë për pjesëmarrjen rekorde në zgjedhjet parlamentare, si edhe për qytetarinë e treguar gjatë procesit të zgjedhjeve.
Meta ka theksuar se sfida më e madhe tani është administrimi me integritet të lartëii procesit zgjedhor, kurse qytetarët i ka siguruar se asnjë e votë e tyre nuk do të mund “të tjetërsohet” nga askush.
Ai ka thënë se komisionerët dhe numëruesit e votave kanë përgjegjësi të jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve.
Në postimin e dytë, Meta ka shkruar se Shqipëria ka fituar dhe shumë shpejt do t’I çelë negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian
“Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim”, ka theksuar ai.
Postimet e plota të Metës:
Faleminderit qytetarëve për pjesëmarrjen rekord në këto zgjedhje dhe qytetarinë e treguar!
Tani administrimi me integritet të lartë të procesit zgjedhor është sfida më e madhe.
Qytetarët të jenë të qetë se asnjë vote nuk mund të tjetërsohet nga askush.
Mos u ndikoni nga sondazhet se me ato do qeshni të gjithë.
Shqipëria ka fituar me këtë proces historik deri tani. Përgjegjësia e komisionerëve tani dhe e numëruesve, e jashtëzakonshme për përmbylljen dinjitoze të zgjedhjeve. 🇦🇱
***
Të gjithë qytetarët të relaksohen tani, pas këtij procesi të mrekullueshëm votimi.
Tani është përgjegjësia e komisionerëve dhe e numëruesve.
Askush të mos guxojë të cenojë këtë proces madhështor elektoral për llogari meskine!
Asnjë votë nuk mund të tjetërsohet!
Sondazhet, që jepen, kanë vetëm prapavija partiake dhe ju do të argëtoheni me to në fund të procesit.
Qetësi dhe paqe tani për të gjithë ju!
Shqipëria ka Fituar dhe shumë shpejt do çelim negociatat për anëtarësim. 🇦🇱
(r.m.)