Tiranë, 30 mars 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, i është përgjigjur pozitivisht ftesës së aktorit të njohur Leonardo DiCaprio për mbrojtjen e lumit Vjosa.
Meta e falenderon DiCaprion për sensibilizimin e opinionit me nismën për mbrojtjen e lumit Vjosa dhe e siguron se deri më 25 prill, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, nuk do të lejojë asnjë vendim arbitrar për ndërtimin e HEC-eve në rrjedhën e Vjosës.
Ai thekson se shqiptarët e duan dhe do ta mbrojnë lunim Vjosa.
Meta e shpërndaj videon sensibilizuese të nismës #VjosaNationalParkTani të shpërndarë nga DiCaprio.
Statusi i Ilir Metës:
E duam Vjosën dhe përgjithmonë do ta mbrojmë! Faleminderit dhe mirënjohje Leonardo DiCaprio për solidarizimin frymëzues.
Jemi të vendosur, që deri më 25 prill, të mos lejojmë me mjete demokratike çdo vendimmarrje arbitrare për ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosa.
#VjosaNationalParkTani