Tiranë, 14 shkurt 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka shpërndarë sot një mesazh të presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, që ka në fokus rolin e kreut të shtetit në mbrojte të demokracisë.
Meta e ka cilësuar shumë të qartë mesazhin e z. Steimeier, ku thuhet se ai nuk është asnjanës “kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë” dhe kushdo që e sulmon demokracinë do ta ketë kundërshtar .
“Një mesazh shumë i qartë i Presidentit të rizgjedhur të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier për raportet që duhet të ketë një President me kauzën e demokracisë.
‘Unë do të jem jopartiak, por nuk jam asnjanës kur bëhet fjalë për kauzën e demokracisë.
Kushdo që lufton për demokraci më ka në krah.
Kushdo që e sulmon do të më ketë kundërshtar”, shkruan Meta në Facebook.
Është e qartë se Presidenti Meta u referohet zhvillimeve të fundit në Shqipëri, të cilat ai i ka cilësuar si sinjalde për rrezikun që i kërcënohet demokracisë në Shqipëri.
Ndër të tjera, mazhoranca socialiste në Kuvendin e Shqipërisë ka vendosur për shkarkimin e Metës nga pozita e Presidentit të vendit. Ky vendim do të vlerësohet nga aspekti i kushtetutshmërisë nga Gjykata Kushtetuese.
Meta është shkarkuar me motivacion se e ka shkelur kushtetutën, duke mbajtur anën e opozitës lidhur me zgjedhjet e fundit lokale dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare.
(r.m.)