Kreu i Shtetit Ilir Meta është takuar gjatë vizitës në Kosovës edhe me kreun e Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi
“🇦🇱❤️🇽🇰 Kënaqësi e madhe të takoja sot, në prag të Ditës së Flamurit Kombëtar, Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.
Në bisedën e ngrohtë dhe të hapur ndamë të njëjtin qëndrim për domosdoshmërinë e forcimit të marrëdhënieve strategjike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, në të gjitha fushat.
Vlerësova kontributin e vyer të PDK për konsolidimin e institucioneve të Kosovës, shtetit ligjor dhe demokracisë, si dhe për vijimin e dialogut me Serbinë, përmes një platforme gjithëpërfshirëse.
Lufta e UÇK-së, që iu imponua popullit të Kosovës, rezultoi se ishte e drejtë dhe vendimtare, ndaj ne besojmë në pafajësinë e Presidentit Hashim Thaçi, ish-Kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tyre”, deklaron Presidenti Meta.