Tiranë, 25 maj 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka cilësuar luftën kundër trafikimit me qenoe njerëzore si “mision që u përket të gjithëve”.
Ai ka thënë se është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen ndërsa komunitete më vulnerabël të vëtëdijësohen.
Meta ka thënë gjithashtu se për luftimin e këtij fenomeni nevojitet “përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse”.
Presidenti i Shqipërisë i ka bërë këto komente në një postim në Facebook, pas përfundimit të “Forumit të Lirisë Ballkanike’ me temën “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan”, të organizuar nga Meta, në bashkëpunim me rrjetin “URAT”.
Postimi i plotë:
I nderuar të organizonim sot Tiranë “Forumin e Lirisë Ballkanike” me temë “Trendi aktual i trafikimit të qenieve njerëzore në Ballkan” për të diskutuar dhe përcjellë mesazhe inkurajuese për të gjitha institucionet përgjegjëse për të shumëfishuar përpjekjet dhe nismat konkrete efikase në luftën ndaj këtij fenomeni, nxjerrjen para drejtësisë të autorëve përgjegjës dhe marrjen e masave të nevojshme për mbrojtjen dhe mbështetjen e viktimave të trafikimit.
Është shumë e rëndësishme që strukturat kriminale të goditen, shoqëruar kjo edhe me një fushatë ndërgjegjësimi në komunitetet më vulnerabël.
Kërkohet hetim, ndjekje penale dhe dënim për trafikantët, përfshirë edhe çdo zyrtar bashkëpunëtor, sipas parashikimeve të Kodit Penal.
Nevojitet përmirësim i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të ndryshme, sigurimi i identifikimit fillestar dhe referimi i menjëhershëm i viktimave apo viktimave të mundshme pranë shërbimeve përkatëse.
Mbrojta e të drejtës së jetës dhe integritetit njerëzor është një mision që na përket të gjithëve!
(r.m.)