Meta: “Mjaft korrupsionit! Mjaft pandëshkueshmërisë!”

Tiranë, 25 janar 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar pas publikimit të Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vititn 2021 nga organizata Transparency International.

Sipas këtij indeksi, Shqipwria ka shwnuar pwrkeqwsim nwluftwn kundwr korrupsionit kfrahasuar me  njw vit mw parw.

Meta, nw njw postim nw Facebook, shkruan se raporto i Transparency International përputhet plotësisht me perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve shqiptarw, por edhe me paralajmërimet që ka bërë ai prej kohësh.

Ai thekson se gjendja është shumë e rëndë se sa perceptohet dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm tw tw gjitha institucioneve shtetwrore

POSTIMI I PLOTË:

MJAFT KORRUPSIONIT! ❌ MJAFT PANDËSHKUESHMËRISË!

Ndërsa shtetet e Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës kanë shënuar progres të ndjeshëm në luftën kundër korrupsionit, vendi ynë ka vazhduar përkeqësimin.

Në raportin e përvitshëm të Organizatës prestigjioze Transparency International, për Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit në botë, Shqipëria ka pasur një rënie prej një pike në krahasim me vitin e kaluar, nga 36 në 35 pikë.

Këto të dhëna, për fat të keq, përputhen plotësisht me bindjen dhe perceptimin e përgjithshëm të qytetarëve, por edhe me paralajmërimet që kam bërë prej kohësh sa i përket nivelit të ulët të demokracisë në vend, mungesës së respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut, shfrytëzimit të pandemisë për të forcuar autoritarizmin, mungesën e llogaridhënies në të gjitha nivelet, abuzimet me fondet publike nëpërmjet koncesioneve, PPP-ve dhe inceneratorëve, situatë e rëndë që vijon të vrasë shpresën dhe të detyrojë gjithmonë e më shumë shqiptarë të largohen nga vendi, për ta ndërtuar jashtë Shqipërisë të ardhmen e tyre.

Gjendja është shumë e rëndë dhe kërkon reflektim të menjëhershëm, efektiv dhe të përgjegjshëm!

Meta Fb

(r.m.)