Tiranë, 3 maj 2021 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar ndaj nismës së Partisë Socialiste për shkarkimin e tij nga pozita e presidentit.
Meta, sikurse edhe në reagimin e pare, e ka cilësuar këtë nismë si ‘’shashkë’’ që ka për qëllim të tërheqë vëmendjen nga “krimet zgjedhore”
Ai ka theksuar se tani të gjithë duhet të përqëndrohen tek përmbyllja e procesit zgjedhor dhe kabërë thirrje për administrimin e çdo ankese lidhur meprocesin zgjedhor.
Kërkesa përshkarkimin e Metës nga pozita e presidentit ështënënshkruarnga 50 deputetë të Partisë Soicialiste. Në kërkesë thuhet se Presidenti ka bërë shkelje kushtetuese.
Reagimi i plotë i Metës:
Të përqëndrohemi në mbylljen e procesit zgjedhor. Asgjë nuk ka përfunduar!
Të vazhdojë administrimi i çdo kontestimi dhe ankese deri në rinumërimin e votës së fundit.
Detyrë e të gjithë subjekteve të ndjekin procesin deri në fund.
Mos u merrni me “shashka”, por me hetimin e krimeve zgjedhore! 🇦🇱
(r.m.)