Meta: Nxitje aksioneve për shpëtimin e fëmijëve nga kampet e luftës

Postimi nga presidenti Ilir Meta:

 

Një takim miqësor me Presidentin e Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe, av.Francesco Rocca.
E falenderova me mirënjohje për mbështetjen e pakursyer dhe ndihmat bujare të dhëna ndër vite për Kryqin e Kuq Shqiptar.
Kënaqësi të ndanim të njëjtin vlerësim për kontributin e rëndësishëm të Kryqit të Kuq Shqiptar, që kremton 100-vjetorin e themelimit, në ndihmë të qytetarëve në nevojë, veçanërisht për ndërgjegjësimin e të rinjve për solidarizimin me kauzën humane të dhurimit të gjakut.

Theksuam gjithashtu rëndësinë e nxitjes së vullnetarizmit dhe aksioneve humanitare, sidomos për shpëtimin e fëmijëve nga kampet e luftës.