Meta paralajmëron padi kundër gazetës austriake “Krone Zeitung”

Tiranë, 17 maj 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka paralajmëruar se do të ngre padi ndaj gazetës austriake “Krone Zeitung”, e cila ka shkruar se Meta ka paguar 700 mijë euro për të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në vitin 2017.

“Po. E kemi njoftuar ambasadën austriake këtu. E kam njoftuar dhe ambasadorin tonë në Vjen. Po të mos isha President i Republikës nuk do t’i padisja, sepse shpifje të tilla ju dëgjoni çdo ditë”, ka thënë Meta.

Ai ka folur edhe për një “listë” të medieve marrin para për të njollosur figurën e tij e të Sali Berishës.

“T’ju nxjerr listën, se e nxjerr unë të inceneratorëve sa lekë japin nëpër media që të dalë X analisti vetëm të përsërisë këto gjëra kundër Ilir Metës, kundër Sali Berishës, etj. Vetëm për këtë punë paguhen. Për asgjë tjetër. Ata vërtetë na shajnë, po thonë shyqyr që janë se nuk do kujtohej njeri për ne. Vetëm për këtë punë paguhen”, është shprehur Meta.

Ai ka thënë se mes avokatëve ka garë për ta përfaqësuar në gjyq dhe ka shprehur bindjen se do ra fitojë këtë gjyq.

“Ata do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe mes avokatëve të ndryshëm në Vjenë për të më përfaqësuar në këtë gjyq. Do keni mundësi të ndiqni etapat dhe gazeta ka mundësinë t’i nxjerrë me emër të gjithë ata që kanë mashtruar, jo thjesht gazetën, por atë pjesë të opinionit që mund ta kenë lexuar. Do ta bëj për dinjitetin e postit që e përfaqësoj. Siç kemi fituar gjyqe në Itali, do ta fitoj dhe në Austri”, është shprehur Meta.

(r.m.)