Tiranë, 28 maj 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka ngushëlluar familjen Nishani për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani.
Në mesazhin e ngushëllimit, Meta ka thënë se Presidenti Nishani “do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vision”.
“Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt”, ka theksuar Meta.
Mesazhi i plotë i Metës:
Me trishtim dhe hidhërim të thellë mora lajmin e largimit nga jeta të Presidentit Bujar Nishani.
Ngushëllimet më të ndjera për bashkëshorten Odeta, fëmijët Ersi dhe Fiona, dhe të afërmit për këtë humbje të madhe!
Presidenti Nishani do të kujtohet gjithnjë si një personalitet me vlera të rralla të një udhëheqësi me integritet dhe vizion.
Kontributi i tij për Shqipërinë dhe demokracinë do të kujtohet përherë me respekt.
I paharruar kujtimi i President Nishanit!
Të prehet në paqen e merituar!
(r.m.)