Tiranë, 1 prill 2022 – Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, e ka ngritur shqetësimin për përmasat e largimit të të rinjve nga vendi.
Në një postim në rrjetet sociale, Meta ka thënë se 77 për qind e të rinjve duan të largohen nga Shqipëria për shkak të rrogave të ulëta.
Ai ka bërë thirrje që të ndalet shpopullimi i Shqipërisë “duke ju garantuar të rinjve punë të mirëpaguar”.
Postimi i Presidentit Meta:
77% e të rinjve duan të ikin për shkak të RROGAVE TË ULTA!
Të ndalim shpopullimin e Shqipërisë duke ju garantuar të rinjve PUNË TË MIRËPAGUAR! 🇦🇱
(r.m.)