Presidenti Ilir Meta vazhon vizitë në territoret e arbëreshëve.
Ai tha se ndjente kënaqësi të vizitonte Bashkinë Palazzo Adriano, një qendër e rëndësishme arbëreshe në zemër të Siçilisë, ku traditat dhe zakonet e të parëve tanë ndërthuren aq bukur me kulturën, letërsinë dhe kinemanë italiane.
Presidenti theksoi se jo rastësisht kjo është vendlindja e personaliteteve të shquara si familja e Darenjve, nga Gavril Dara Plaku tek i biri Andrea dhe nipi i famshëm Gavril Dara i Riu, autori i veprës “Kënga e sprasme e Balës” ose familja Crispi, me Imzot Zef Crispi (Krispi), autori i monografisë së parë mbi gjuhën shqipe, dhe me të nipin Francesco Crispi, politikani i shquar, ministër në Qeverinë e Zef Garibaldit dhe pastaj Kryeministër i Italisë së Bashkuar.
“Në takimin me autoritetet më të larta lokale dhe Kryebashkiakun, Nicola Granà theksova se mbështetur mbi këtë trashëgimi të vyer, nevojitet më tepër bashkëpunim mes bashkive arbëreshe dhe atyre shqiptare, si një mundësi e shkëlqyer për forcimin e marrëdhënieve mes nesh, veçanërisht në fushën e turizmit kulturor dhe historik”-tha zoti Meta.