Bruksel, 20 prill 2022 – Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, po viziton Ukrainën për të treguar mbështetjen për këtë shtet, që po përballet me pushtimin e paprovokuar të Rusisë.
Ai tha se duhet të ketë drejtësi për të gjitha mizoritë që supozohet se janë kryer nga forcat ruse.
“Sikurse në Buça dhe në shumë qytete të tjera në Ukrainë. Historia nuk do të harrojë krimet e luftës të kryera këtu. Nuk mund të ketë paqe pa drejtësi”, shkroi Michel në Twitter, pas vizitës në qytetin e shkatërruar të Borodijankës.
In Borodyanka.
— Charles Michel (@CharlesMichel) April 20, 2022
Like Bucha and too many other towns in #Ukraine
History will not forget the war crimes that have been committed here.
There can be no peace without justice. @ZelenskyyUa pic.twitter.com/9as6Qk4lGe
Pas tërheqjes së forcave ruse nga qytetet si Buça dhe Borodijanka, janë zbuluar të dhëna të vrasjeve brutale, torturave, varrezave masive dhe shënjestrimit të civilëve gjatë luftimeve.
Prokurorët e Gjykatës Ndërkombëtare Penale kanë nisur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës në Ukrainë.
Michel po ndjek shembullin e disa liderëve evropianë, përfshirë edhe të kryeministrit britanik, Boris Johnson, dhe presidentes së Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen, që kanë vizituar Ukrainën për t’i dhënë mbështetje Ukrainës.
Michel po ashtu ka vizituar Kievin, që e ka cilësuar si “zemrën e Evropës së lirë dhe demokratike”.
(REL)