Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski përmes një konference për media ka paralajmëruar se shumica e re parlamentare do të rritet edhe më shumë.
Ai nuk saktësoi emra të deputetëve që do t’i bashkangjiten shumicës sëmkrijuar mbrëmë, por burime nga partitë thonë se janë në pritje edhe të dy deputetëve të BDI-së.
“Janë dy deputetë që nuk janë të kënaqur nga performanca e qeverisë së drejtuar nga Zoran Zaev por edhe nga mënyra se si BDI ka menaxhuar kohët e fundit. Deri në votimin e Qeverisë së re presim që shumica të numërojë të paktën 64 deputetë, por numri mund të shkojë edhe deri në 68”, thonë burime partiake./in7.tv/ina-online.net