Mijëra besimtarë dhe turistë i japin lamtumirën Papa Benediktit XVI

Vatikan, 3 janar 2023 – Mijëra besimtarë dhe turistë po i japin lamtumirën e fundit ish-kreut të kishës katolike, Papa Benediktit XVI, raporton DW.

Për besimtarët ky është një moment i rëndësishëm. E reja italiane Astia tha se për të ishte shumë e rëndësishme t’ia jepte lamtumirën ish-papës Benedikti XVI.

“Është një moment interesant dhe emocionues. Jam e lumtur dhe e prekur”, tha ajo pasi doli nga Bazilika e Shën Pjetrit.

“Për mua dhe familjen time ai ishte gjithmonë si një baba”, tha Astia.

Dariusz, besimtar i devotshëm nga Polonia, tha se ka ardhur në Itali enkas që t’i thotë lamtumirë ish-Papës.

“Këto ditë do të mendojmë dhe do të lutemi për të. Kjo ka qenë edhe dëshira e tij, siç tregoi arqipeshkvi Gänsëein”, tha polaku.

Ndërkaq për turistët homazhi për ish-kreun e kishës katolike konsiuderohet si pikë kulmore e vizitës së tyre në Itali.

“Ky është një moment zie. Do të jemi disa ditë këtu, në Romë, dhe patjetër do të shkojmë të themi një lutje”, thanë dy turistë nga veriu i Italisë.

Vatikani njoftoi se rreth 35.000 vetë në ditë bëjnë homazhe për Benediktin XVI.

Vizitorët do të kenë mundësi t’i thonë lamtumirë ish-Papës deri të mërkurën.

Varrimi i ish-Papa Benediktit XVI është planifikuar të bëhet ditën e enjte. Sipas amanetit të ish-Papës, ceremonia e varrimit do të jetë e thjeshtë. Në ceremoni pritet të marrin pjesë rreth 60.000 vetë. Mes tyre do të ketë edhe kardinalë dhe krerë shtetesh. Presidenti gjerman, Frank-Ëalter Steinmeier, ka bërë të ditur se do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit në Romë.

Meshën e përshpirthshme do të drejtojë Papa Françesku.

(r.m.)