Millojko Spajiq merr mandatin për formimin e Qeverisë në Mal të Zi

Podgoricë, 10 gusht 2023 – Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ia ka dorëzuar mandatin për formimin e Qeverisë së re liderit të partisë Evropa Tani, Millojko Spajiq, njoftuan mediat malazeze.

Spajiq ka 90 ditë afat për formimin e koalicionit qeverisës dhe të kabinetitt qeveritar.

“Nga Spajiq dhe nga të gjithë aktorët politikë pres të marrin pjesë në negociatat për formim të qeverisë”, ka thënë Millatoviq.

“Besoj se Mali i Zi në këtë moment ka nevojë për një qeveri stabile, të pandarë nga profili evropian”, ka shtuar ai.

Partia Evropa Tani, e cila e përfaqëson aspiratën e Malit të Zi për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ka dalë e para në zgjedhjet parlamentare të qershorit. Por, jo të gjitha subjektet që pritet të hyjnë në koalicionin qeverisës i përfaqësojnë vlerat evro-perëndimore.

Prej formimit të saj, më 2022, partia Evropa Tani është zotuar të bëjë reforma  dhe të çojë përpara procesin e integrimit të Malit të Zi në Bashkimin Evropian. 

Mbetet të shihet nëse qeveria e udhëhequr nga Spajiiqi mund të shtyjë përpara këtë process, duke qenë se jo të gjitha subjektet që mund të jenë pjesë e koalicionit të ri qeverisës kanë orientim euro-perëndimor.

(r.m.)