Ministri Aliu kërkon hetim për Ndërmarrjen Publike Banesore në Prishtinë

Prishtinë, 12 tetor 2021 – Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, e ka ngritur shqetësimin për rrënimin e një ndërtese të Ndërmarrjes Publike Banersore në Prishtinë, për të cilën ka dyshime se e ka rrezikuar shëndetin e njerëzve, për shkak se ajo ishte e ndërtuar me materiale të azbestit.

Ai ka thënë se Drejtoria e Urbanizmit, e cila e ka lëshuar lejen për rrënimin e objektit, është vënë në lajthitje, pasi nuk është njoftuar se ndërtesa ishte e mbuluar me sallonit azbesti.

“Gjatë trajtimit të dokumentacionit është vërejtur se leja e rrënimit është lëshuar me 6 gusht, në bazë të planit të rrënimit. Leja është lëshuar duke mos e ditur se ka sallonit. Në një farë mënyrr, Drejtoria e Urbanizmit e Komunës së Prishtinës është mashtruar. Leja ndërtimore është lëshuar më 16 gusht të këtij viti. Poseduesi i kësaj leje është Ndërmarrja Publike Banesore. Ne e kemi kërkuar kompaninë që e ka kryer rrënimin, por ka dalë se ekziston një kompani tjetër. Meqenëse një kompani private është hisedare si pale, i bie që te leja ndërtimore të figurojë edhe hisedari”, ka thënë ai.

Ministri Aliu ka thënë se edhe leja mjedisore është lëshuar pa një elaborat të plotë.

“Ndërmarrja Publike Banesore figuron si posedues i lejes ndërtimore. Komuna e Prishtinës e ka lëshuar lejen për Ndërmarrjen Publike Banesore pa e ditur që ka një palë tjetër. Kjo pala tjetër është e definuar me akt notarial, para se të aplikohej për leje ndërtimi. Komuna është mashtruar sepse lejen e kanë lëshuar për Ndërmarrjen Publike Banesore e në fakt lejen ia kanë lëshuar dikujt tjetër”, ka thënë ai.

Aliu ka thënë se Drejtoria e Urbanizimit në Prishtinë, edhe me ndihmën e inspektoratit dhe të ministrisë, duhet të shqyrtojë lejen e rrënimit të cilën e ka lëshuar, sepse ajo bazohet në një plan rrënimi që nuk e përmend azbestin askund.

“Duhet ta shqyrtojnë seriozisht e ta anulojnë. Leja mjedisore e dobët të tërhiqet mbrapsht. Njëjtë edhe leja ndërtimore. I jam drejtuar avokatit shtetëror duke kërkuar anulimin e aktit noterial. Komunës i bie të anulojë lejet që i ka lëshuar, kurse avokati aktin noterial. Agjencionit Kadastral i kam shkruar për ta tërhequr (lejen). Kryetarit të komunës, kryetarit të Kuvendit komunal dhe kuvendit komunal i kërkohet që të veprojnë në përputhje të interesin publik e mbase ta anulojë komisionin e aksionarëve”, ka thënë ai.

Ministri Aliu ka thënë se zona ku gjendej ndërteasa e rrënuar është pastruar dhe procesi mësimor nëgjimnazin “Xhevdet Doda” qëgjenden në afërsi të zonës, ështënormalizuar, ndërsa mostrat e materialit nga azbesti janë dërguar për analiza në një laborator jashtrë vendit, për të konstatuar shkallën e rrezikshmërisë.

(r.m.)