Budapest, 18 shtator 2024 – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme i Hungarisë, Peter Szijjarto, ka deklaruar se Budapesti nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës (KiE) pasi, sipas tij, kjo nuk i kontribuon dialogut për niosmalizim të marrëdhënieve mikdis Kosovës e Serbisë.
“Ne jemi të përkushtuar për suksesin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por besojmë se kandidatura e Kosovës për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare nuk i kontribuon atij dialogu. Hungaria nuk do të mbështesë pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, ka thënë ai të mërkurën, në Budapest, pas takimit me ministren e Ekonomisë së Serbisë, Adrijana Mesaroviq.
Para dy ditësh, kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë në Kuvendin e Kosovës, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, kërkoi ndihmën e Hungarisë si kryesuese e Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procesin e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.
Ajo e ka kërkuar këtë gjatë takimit me ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Bela Bozsik.
Çështja e prenimit të Kosovës në Këshillin e Evropës është në dorën e Komitetit të Ministrave të BE-së. Për pranimin e Kosovës nevojitet konsensus i ministrave të të gjitha vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.
Qeveria e Hungarisë, e udhehequr nga kryeministri radikal Viktor Orban, i cili ka vepruar shpesh në kundërshtim me normat e shoq qërive demokratike evropiane dhe me politikat e harmonizuara të Bashkimit Evropian, është afruar shumë me Serbinë, sidomos pas agresionit të Rusisë daj Ukrainës.Orbani kundërshton mbështetjen ushtarake të Bashkimit Evrfopian për Ukrainën dhe konteston kufizimet ndaj im porteve nga Rusia, ndërs Serbia nuk i zbaton saksionet ndaj Rusisë, të cilat janë vendosur nga Perëndimi.
(r.m.)