Beograd, 26 shtator 2021 – Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Nebojsha Stefanoviq, ka thënë se i refuzon thirrjet e faktorit ndërkombëtare drejtuar Prishtinës dhe Beogradit për de-eskalim të situatës në pjesën veriore të Kosovës,
“Unë i refuzoj thirrjet për de-eskalim të situatës drejtuar të dyja palëve, sepse ne nuk po provokojmë, nuk e kemi arrestuar askënd, nuk kemi hyrë në veri, nuk po shtijm me armë, as nuk kemi bërë ndonjë lëvizje që i ngre tensionet”, ka thënë Stefanoviq, citon gazeta serbe”Danas”.
Stefanoviq ka thënë se kusht për uljen e tensioneve në veri të Kosovës dhe për fillimin e dialogut me Kosovën është tërheqja nga atje e njësive speciale të Policisë së Kosovës.
“Ne jemi gati për dialog, por ata duhet t’i heqin njësitë speciale dhe ta kthejnë situatën në gjendjen e mëparshme”, kashtuar ai.
Ministri serb i Mbrotjes e ka bërë këtë deklaratë të shtunën, në afërsi të vendkalimit kufitar me Kosovën në Jarinjë, ku ka vizituar pjesëtarë të xhandarmërisë serbe dhe protestues serb afër kufirit.
Stefanoviq ka vizituar të shtunën garnizonin e ushtrisë në Rashkë dhe bazën ushtarake në Rudnicë.
Gjatë vizitës në zonën kufitare me Kosovën ai është shoqëruar nga shefi i shtabit të përgjithshëm të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq, dhe nga ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Kharchenko.
(r.m.)