Prishtinë, 30 nëntor 2021 – Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se të martën është bërë dorëzim-pranimi i detyrës së Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).
Komandanti i derisotëm, gjeneral-lejtënant Rrahman Rama, iakadotëzuar këtë detyrë komandantit të sapoemëruar, gjenral-major Bashkim Jasharit.0
Ministria e Mbrojtjes njofton se ministri Armend Mehaj e ka uruar Bashkim Jasharin për detyrën e re.
“Mehaj ka shprehur nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamzë Jashari”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, ministri Mehaj e ka vlerësuar kontributin e gjeneral-lejtënant Rrahman Ramës në luftën për çlirimin e Kosovës dhe për zhvillimin e FSK-së.
“Falënderojmë Ramën për kontributin e dhënë gjatë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Trupave Mbrojtës së Kosovës dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës, në pozitat e tij udhëheqëse”, citohet ministri Mehaj.
(r.m.)