Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Prof. Dr. Latifi viziton “Spitalin e Presidentëve” në SHBA

Përveç Spitalit Ushtarak “Walter Reed” në Bethesda, Maryland, ai vizitoi edhe një nga qendrat më të avancuara të edukimit mjekësor në botë, Qendrën e Simulimit “Val G. Hemming”

Ministri i Republikës së Kosovës, Prof. Dr. Rifat Latifi në misionin e tij për rindërtimin e një koalicioni të partnerëve ndërkombëtarë për mbështetjen dhe rindërtimin e sistemit shëndetësor të Kosovës bazuar në shtatë shtyllat e identifikuara dhe trembëdhjetë qendrat e ekselencës, ka vizituar Spitalin Ushtarak Walter Reed në Bethesda Maryland, te SHBA, i njohur gjithashtu si Spitali i Presidentëve (https://walterreed.tricare.mil/).

Përveç kësaj, ministri Latifi, ka vizituar qendrat e simulimit dhe edukimit teknologjik të Spitalit Ushtarak Walter Reed dhe Universitetit të Shërbimeve të Uniformuara, që ka një nga qendrat më të avancuara të edukimit mjekësor në botë, Qendrën e Simulimit Val G. Hemming (https://simcen.usuhs.edu/) dhe një lider botëror në zhvillim dhe aplikim e programeve të simulimit mjekësor.

SimCenter është pjesë e Universitetit të Shërbimeve të Uniformuara të Shkencave Shëndetësore (USUHS) i vendosur në Forest Glen Annex Silver Spring, Maryland. (https://www.usuhs.edu/)

Nikoqiri i tij ishte Dr. Mark Bowyer, Profesor i Kirurgjisë dhe Shefi i Traumës dhe Kirurgjisë Luftarake në Universitetin e Shërbimeve të Uniformuara të Shkencave Shëndetësore (shkolla mjekësore ushtarake) në Bethesda, MD, qe eshte drejtor i simulimit kirurgjik dhe autoritet i njohur në simulim dhe trajnimi.

Të dyja këto institucione janë një nga më të mirat në botë dhe janë shembuj të shkëlqyer të partneritetit potencial dhe shembuj se si mund të duket sistemi shëndetësor i Kosovës në të ardhmen.

Po ashtu, ministri Latifi, në vizitën e tij të parë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po viziton edhe Universitetin e Arizonës, në Tucson, Arizona.

Vlen të theksohet se ministri Latifi, ka marrë pjesë gjithashtu edhe në festimin e projektit “Hope”.

Të gjitha këto vizita dhe të tjerat, bëhen për qëllim të bashkëpunimit mes dy vendeve, sa i përket shkëmbimit të eksperiencave, për zhvillimin dhe transformimin e sistemit shëndetësor të Republikës së Kosovës.