Ministri Mehaj takohet me të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Uashington, 14 tetor 2021 – Ministria e Mbrotjes e Republikës së Kosovës njofton se ministry Armend Mehaj, i gjendet në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është takuar me Zëvendësndihmës Sekretarin amerikan për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, njëherit i dërguar i  Departamentit Amerikan të Shtetit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Në njoftim thuhet se ministri Mehaj e ka njoftuar  z..Escobar me vizionin dhe objektivat strategjike të Kosovës si edhe me prioritetet e Qeverisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Sipas njoftimit, z. Escobar e ka vlerësuar vizionin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

“Të dy u pajtuan se të arriturat e deritashme të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe vizioni për të ardhmen janë në funksion të plotë të paqes, sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal dhe më gjerë”,  thuhet në njoftim.

“Në këtë takim është rikonfirmuar që partneriteti në mes të Kosovës dhe SHBA-së është çdoherë e më i forte, sepse bazohet në vlerat e përbashkëta të dy vendeve dhe u theksua nevoja për gjetjen e formave tjera për ta thelluar akoma më shumë bashkëpunimin në mes të dy vendeve”, thuhet më tutje në njoftim.

Ministri Mehaj dhe z. Escobar kanë diskutuar edhe për sfidat aktuale për mjedisin e sigurisë dhe për menaxhimin efektiv të tyre. Ata kanë theksuar se bashkëpunimi dhe bashkërendimi i veprimeve është kusht për sigurinë e përgjithshme.

Në fund të takimit, z. Escobar e ka falënderuar ministrin Mehaj për mbështetjen që i ka dhënë FSK-ja misionit të NATO-së në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani.

Gjatë vizitës në SHBA, ministri Mehaj e ka vizituar ekspozitën “AUSA 2021”, ku i ka takuar udhëheqësit e disa kompanive amerikane në fushë të industrisë së mbrojtjes.

(r.m.)