Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, e ka cilësuar një tragjedi të Madhe për Maqedoninë aksidentin tragjik me 46 viktima në Sofje.
“Kjo është një tragjedi e madhe me bashkatdhetarët tanë” deklaroi Osmani nga spitali në Bullgari ku vizitoi të mbijetuarit nga aksidenti tragjik.
“Autobusi transportonte turistë nga Maqedonia veriore të cilët po udhëtonin për në Shkup nga Stambolli. Në bord kishte mbi 53 pasagjerë, mes të cilëve fëmijë. Më shumë se 40 kanë vdekur. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, më shumë se 10 fëmijë kanë vdekur”deklaroi Osmani.
Ai shpjegoi se agjencia turistike është nga Shkupi dhe shumica e udhëtarëve janë ndoshta nga kryeqyteti maqedonas.
Osmani udhëtoi drejt Bullgarisë pas aksidentit me kryeministrin maqedonas Zaev dhe ministrin e Shëndetësisë Venko Filipçe.
Mediat bullgare raportojnë se autobusi është në pronësi të kompanisë Besa Trans, e regjistruar në fshatin Rashce, komuna e Sarajit në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Një përfaqësues i saj ndodhet në vendin e tragjedisë që pritet të ndihmojë dhe në identifikimin e viktimave.
Mes viktimave është dhe shoferi kryesor i autobusit, ndërsa shoferi i dytë mes të mbijetuarve.oranews