Ministri Sveçla kërcënohet me vdekje nga organizata serbe “Severna Brigada”

Prishtinë, 5 shtator 2023 – Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, është kërcënuar me vdekje nga organizata serbe “Severna Brigada”.

 “Unë personalisht do të të gjykoj (likuidoj), pritet vetëm momenti”, thuhet në komentin e dërguar në faqen publike të ministrit Sveçla në Facebook nga profili i organizatës serbe “Severna Brigada” (Brigada Veriore).

Kërcënimi ndaj ministrit Sveçla ka ardhur pak pas njoftimit për zbulimin dhe konfiskimin e një sasie të madhe të armatimit në Zveçan, në pjesën veriore të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Nora Fetoshi, ka thënë se rasti po trajtohet nga organet e sigurisë .

“Komenti, siç e keni parë, është bërë në faqen publike të Ministrit Sveçla dhe në kuptim të përmbajtjes së mesazhit, rasti tash po trajtohet nga organet e sigurisë”, ka thënë ajo.

Policia e Kosovës, gjatë një aksioni që zhvilloi të martën në një shtëpi në Zveçan, ka zbuluar e konfiskuar katër pushkë automatike, karikatorë, eksplozivë, granata dore, municione dhe pajisje të tjera.

Ministri Sveçla ka bërë të ditur se shtëpia ku u gjet armatimi është përdorur për grumbullimin dhe shpërndarjen e armatimit për grupet kriminale serbe.

Organizata serbe “Severna Brigada” e ka kërcënuar me jetë edhe Kryeministrin Albin Kurti.

Kjo organizatë ka shpërndarë disa here trakte kërcënuese për institucionet shtetërore dhe organet e sigurisë së Kosovës në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka mohuar ekzistencën e kësaj organizate, duke e cilësuar si trillim të institucioneve shtetërore të Kosovës.

May be an image of text that says "sveçia For2 decades north Kosovo lived llegally. abnormal order, where criminal organizations criminals financeo Belgrade have found refuge. Smuggling illegal entry weapons goods Kosovo has also created worrying the north faced power criminals have lived under Asa Today past 2years, collect and blocked llegal smuggling intelligenc institutions, identification, distribute weapons Serbian criminal discovered far, including cartridges grenades and explosives addition institutions, representatives were present scene. north moving towards normality step corner the Republic Rate translatian step. Order and be enforced any 1.5K Like Comment 159 comments 140 shares Write comment... Share Severna Brigada LICNO Most relevant PRESUDIM,SAMO CEKA TRENUTAK"

(r.m.)