Portali i Maturës Shtetërore funksionon online dhe aplikimet sipas ministres Evis Kushi, do të jenë të hapura ndërmjet datave data 8 deri më 13 shtator
Knid Ndrenika
Ministria e Arsimit njoftoi se është hapur faza e re e aplikimeve për pranimin e studentëve në universitete.
Ministrja Evis Kushi tha se kjo është një mundësi e re që maturantët të plotësojnë formularin A1/A1Z.
Portali i Maturës Shtetërore funksionon online dhe aplikimet sipas ministres Kushi, do të jenë të hapura ndërmjet datave data 8 deri më 13 shtator.
“Pas kërkesave të shumta të të rinjve që kanë përfunduar maturën dhe ende nuk kanë plotësuar formularët A1/A1Z, i ftoj të shfrytëzojnë mundësinë për të kryer këtë aplikim në datat 8-13 shtator 2021”-shkruan zonja Kushi.
Për çdo kandidat që nuk ka aplikuar me formularin A1Z në Portalin e Maturës Shtetërore 2021, raporton korrespondenti i RTK-së Knid Denion Ndrenika.
Plotësimi online i Formularit A1Z do të kryhet në shkollat ku maturantët apo kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur, përcakton ligji.
Po sipas ligjit, aplikimi është vetëm për kandidatët që kanë përfunduar të gjitha detyrimet e maturës shtetërore dhe plotësojnë formularin vetëm për aplikim në Institucionet e Arsimit të Lartë.