Ministria e Drejtësisë njoftoi për ndryshime të Projektligjit për Byronë për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme

Prishtinë, 3 shtator 2024 – Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se kjo ministri i ka bërë disa ndryshime në Projektligjin për Byronë shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ajo ka thënë se ndryshimet janë bërë për të adresuar gjetjet e Gjykatës Kushtetuese.

Më 26 qershor të këtij viti, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se katër nene të këtij projektligji ishin në kundërshtim me Kushtetutën.

Ministrja Haxhiu tha se çështja e parë ka të bëjë me efektin retroaktiv të ligjit. Ajo tha se Gjykata Kushtetuese gjeti se shtrirja e gjatë kohore mund të paraqesë sfida për palët e përfshira, duke i vendosur ato në pozicion “të pamundësisë objektive për të siguruar prova që justifikojnë prejardhjen e pasurisë së tyre”.

“Në këtë drejtim, ndryshimi i ri ka përfshirë konceptin e pamundësisë objektive. Pra, si një element kyç procedural që ofron një mekanizëm mbrojtës për ata që nuk mund të sigurojnë prova për shkak të kalimit të kohës apo të ndryshimit të rrethanave, faktorëve të ndryshëm”, tha Haxhiu.

Ajo tha se jë qasje e tillë e garanton një proces më të drejtë për palët e përfshira në procedurën e konfiskimit.

Ministrja Haxhiu tha se ndryshimi i dytë ka të bëjë me qartësimin e periudhës kohore për verifikimin e pasurisë. Ajo tha se me ndryshimet e bëra, periudha e verifikimit do të lidhet vetëm me periudhën kohore kur një zyrtar publik ka qenë në funksion, duke lejuar që byroja të nisë verifikim e pasurisë vetëm në periudhën deri në pesë vjet pasi një zyrtar publik ka përfunduar ushtrimin e funksionit. Ajo tha se ky ndryshim i mbron zyrtarët nga “hetimet e pafundme”.

Haxhiu tha se çështja e tretë e adresuar është ajo e Komisionit mbikëqyrës dhe e ndarjes së pushteteve. Gjykata Kushtetutuese ka kërkuar ndryshimin e përbërjes së komisionit.

Ministrja Haxhiu tha se në ndryshimet e reja është përfshirë edhe ristrukturimi i përbërjes së komisionit, në të cilin pazrashihet të përfshihen tre anëtarë që do të zgjidhen nga Kuvendi, drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit dhe Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Artificiale.

Ajo tha se projektiligji do të procedohet p՗r miratim në qeveri këtë javë.

“Sapo të kemi deklaratat e Ministrisë së Financave dhe Qeverisë së Kosovës, që ndërlidhen me deklaratën financiare dhe nëse ligji është në përputhje me acquis communautaire, ne do ta procedojmë sërish versionin me ndryshime. Sipas njoftimeve që i kam nga kabineti, brenda javës do të kemi këto dy deklarata dhe menjëherë do ta procedojmë në Qeveri e më pas në Kuvend”, tha Haxhiu.

Ajo u ka bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta votojnë këtë projektligj sapo ai të procedohet për mirastim nga organi ligjvënës.

Në Projektligjin që u shpall jokushtetues nga Gjykata Kushtetuese parashihej që subjekt i verifikimit të pasurisë të jenë të gjithë zyrtarët publkc, në qoftë se ka dyshime se ajo është fituar në mënyrë të kundërligjshme.

Përveç zyrtarëve publik, subjekt i verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme parashihej të ishin edhe anëtarët e familjeve të tyre apo palët e treta të cilave mund t’u jetë bartur pasuria e zyrtarëve publikë.

Gjykata Kushtetuese tha se procedura e verifikimit dhe konfiskimit të pasurisë së pajustifikueshme është e pavarur nga procedura penale, “standardi i të provuarit nuk është ai penal i ‘dyshimit të bazuar’, por ai civil i ‘vlerësimit të gjasave’ dhe sipas të cilit, pasuria cilësohet e pajustifikueshme, nëse gjykata bazuar në prova ‘beson që një gjë ka më shumë mundësi të jetë apo të ketë ndodhur se sa jo’”.

Ligji, që është shpallur i pavlefshëm, përfshinte periudhën nga data 17 shkurt 2008, dhe periudhën brenda dhjetë vjetësh nga momenti kur zyrtarët publikë pushojnë së ushtruari funksionin e tyre.

(r.m.)