Raporti ditor nga Ministria e Mbrojtjes:
1.Bashkia Malësi e Madhe, vijon vatra e zjarrit në fshatin Vorfë, njësia administrative Gruemirë. Zjarri është larguar në drejtim të malit Maranajt në një sipërfaqe me pylli dhe shkurre. Terreni është shumë i thyer dhe i vështirë për ndërhyrje nga toka dhe në një distancë rreth 4 orë në këmbë. Për te vatra e zjarrit janë nisur vrojtues nga Shërbimi Pyjor. Rreziku nga stanet është larguar nga ndërhyrja e banorëve të zonës. Situata po monitorohet.
2.Bashkia Pukë, në vatrën e zjarrit në Qershizë, Fushë Kumulli, po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikës dhe punonjës të shërbimit pyjor. Situata eshte nën kontroll.
3.Bashkia Fushë Arrëz, në vatrën e zjarrit në fshatin Flet situata është e qetë, perimetri i zonës së djegur po monitorohet dhe mbahet nën kontroll nga punonjësit e njësisë administrative Blerim dhe shërbimit pyjor.
•Në fshatin Srriqe, njësia administrative Qafë Mali, zjarri u vu nën kontroll nga helikopteri holandez dhe nuk ka problem për banesat. Vatra po monitorohet nga zjarrfikesit lokale.
Qarku Kukës.
4. Në Majën e Rrunës, në vendin e quajtur “Laku i Thive” njësia administrative Malzi, vatra e zjarrit vazhdon të jetë problematike në Majën e Zezë. Në terren po punojnë rreth 50 trupa nga FA, zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor. Në mbështetje të operacionit ka ndërhyrë edhe një helikopter holandez. Situata momentalisht paraqitet problematike pasi nga territori i bashkisë Pukë drejt Majës së Zezë është përhapur një vatër tjetër zjarri.
•Në fshati Morinë, zona Korab – Koritnik zjarri është izoluar plotësisht. Po mbahet nën monitorim nga punonjës të AdZM Kukës
Qarku Lezhë.
•Vatra e zjarrit në fshatin Katund të Vjetër, njësia administrative Rubik, bashkia Mirditë është nën kontroll, po monitorohet nga specialistë të pyjeve dhe banorët.
•Vatra e zjarrit në lagjen Sage, fshati Thirrë, njësia administrative Fan, bashkia Mirditë është nën kontroll pa rrezik për banesat. Me terren po punojnë forcat zjarrfikse.
Qarku Dibër. Vatra e zjarrit në fshatin Kaçni, njësia administrative Selishtë është izoluar plotësisht, zjarri vazhdon djegie të ngadaltë brenda perimetrit të përshkuar. Po monitorohet nga punonjës të njësisë administrative.