Ministria Gërvalla rithekson përkushtimin e Kosovës për partneritet të ngushtë me SHBA-të

Prishtinë, 21 nëntor 2024 – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka ritheksuar përkushtimin e institucioneve të Kosovës për partneritet të ngushtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ministrja Gërvalla e ka shprehur këtë të enjten, në takim me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës bëri të ditur se në focus të bisedës kanë qenë partneriteti mes dy shteteve dhe realizimi i projekteve të përbashkëta për demokratizim dhe zhvillim të qëndrueshëm të Kosovës.

Në njoftim thuhet se ministrja Gërvalla ka ritheksuar përkushtimin e Kosovës edhe për avancimin e agjendës euro-atlantike dhe për forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ajo ka shprehur mirënjohje të thellë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të gjithanshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si partner strategjik dhe kontribuuese kryesor në ruajtjen e paqes dhe të sigurisë në Kosovë, si edhe në rajon dhe në Evropë.

(r.m.)